Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se çdo qytetar i Kosovës, pavarësisht prejardhjes – dëshiron dhe meriton një Qeveri që siguron drejtësi dhe prosperitet për të gjithë.
Ai këto komente i bëri pas vizitës së bashku me ministrin për Kthim dhe Komunitete në familjet Miletiq dhe Komatoviq në fshatin Drejë dhe Zhaç të komunës së Istogut.
“Çdo qytetar i Kosovës – pavarësisht prejardhjes – dëshiron dhe meriton një Qeveri që siguron drejtësi dhe prosperitet për të gjithë. Familjet Miletiq dhe Komatoviq pritën mua dhe ministrin Rashiq në Istog për të diskutuar hapat aktivë që po ndërmerr qeveria jonë për të mbështetur fermerët, bizneset dhe punëkërkuesit”, shkruan Kurti të mërkurën në Twitter.
Ndryshe, Kurti gjatë vizitës në këto dy familje i njoftoi për politikat sociale që po zbaton Qeveria dhe për planet e lansimit të masës tjetër të punësimit që mbështet bizneset që angazhojnë punëtorë nga komuniteti jo shumicë.