RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Vuçiq dëshiron ta kthejë Serbinë në të kaluarën, por ky tren është larguar

kurti:-vuciq-deshiron-ta-ktheje-serbine-ne-te-kaluaren,-por-ky-tren-eshte-larguar

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur rreth situatës në veriun e Kosovës.

Kurti në një intervistë për gazetën gjermane “Spiegel” tha se situata e tensionuar në këto zona është shkak i panikut nga Beogradi.

Ai tha se Aleksandar Vuçiq, po dëshiron ta kthejë Serbinë sikur në të kaluarën por ky tren tashmë ka ikur, duke referuar kështu kërkesës për kthimin e 1 mijë ushtarëve serbë në Kosovë.

Shefi i Qeverisë së Kosovës theksoi se kjo kërkesë është qesharake.

“Duket se Vuçiqi dëshiron ta kthejë Serbinë në të kaluarën. Por, ky tren është larguar. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur në favor të deklaratës sonë të pavarësisë. Nuk ka gjykatë më të lartë në këtë planet”, tha Kurti.

“Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja po i bëjnë presion të madh Serbisë të zgjedhë mes Perëndimit demokratik dhe Rusisë”, theksoi ai.

Related posts

Protesta kundër bastisjeve të agjencisë ICE dhe Patrullës Kufitare në Charlotte

admin

Alarm në Izrael, raportohet për sulm terrorist në jug të Tel Avivit! Vriten dy nga autorët që hapën zjarr pranë një stacioni hekurudhor

admin

Ushtria izraelite godet me sulme ajrore zona pranë Teheranit, 16 anije të shkatërruara në Gjirin Persik

admin