RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Osmani: Nëse nuk ndryshojmë kushtetutën, na ikë Shqipëria, mbesin me Kosovën dhe Bosnjën

osmani:-nese-nuk-ndryshojme-kushtetuten,-na-ike-shqiperia,-mbesin-me-kosoven-dhe-bosnjen

Nëse nuk ndodhin ndryshimet kushtetuese do të kalojë periudha e skriningut dhe Shqipëria do të hapë kapitujt e parë dhe do të futet në një grup me Serbinë dhe Malin e Zi, ndërsa ne do të bashkohemi me grupin e Bosnjës dhe Kosovës, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Sipas Osmanit kjo është e pafalshme, sepse Maqedonia ishte i pari vend për t’u integruar në BE në vitet 90-ta, ndërsa tani jemi të fundit nga bllokadat e vazhdueshme të politikave të brendshme të gabuara. Por, Osmani tha se te VMRO-ja sheh një grup parlamentarësh që janë të gatshëm të bëjnë këto ndryshime për të mirën e vendit.

“Nëse nuk ndodhin ndryshimet kushtetuese do të kalojë periudha e skrininkgut dhe Shqipëria do të hapë kapitujt e parë dhe do të futet në një grup me Serbinë dhe Malin e Zi, ndërsa ne do të bashkohemi me grupin e Bosnjës dhe Kosovës. Kjo është e pafalshme, sepse Maqedonia e Veriut ishte i pari vend për t’u integruar në BE në vitet 90-ta, ndërsa tani jemi të fundit nga bllokadat e vazhdueshme të politikave të brendshme të gabuara”.

I pyetur lidhur me ndryshimet kushtetuese dhe atë se në vend të gjuhës shqipe do të figuroj gjuha bullgare, Osmani tha se do të ndryshohet vetëm fjalia që i përcakton popujt e tjerë që jetojnë në vend.

“I vetmi ndyrshim është se në fjalinë e cila I përcakton popujt të cilët jetojnë në Maqedoni, pas presjes dhe të tjerët hiqet dhe të tjerët dhe shtohen pjesë e popullit bullgarë, pjesë e popullit kroat, pjesë e popullit malazez, pjesë e popullit hebrej e tj.Kjo është ndryshimi, ska asnjë ndryshim tjetër në kushtetutë”.

Osmani tha se ndryshimet kushtetuese nuk i duan vetëm grupet ekstremiste bullgare, që nuk e duan ta shohin vendin tonë në BE. Ai tha se grupe të tilla, përveçse në Bullgari, ka edhe në vendin tonë por që nuk shfaqen hapur. /shenja

 

 

Related posts

“Gjermania mund të mos përmbushë premtimet e saj ndaj NATO-s”

rezart morina

Kurti: Serbia e përkushtuar të shkatërrojë ura bashkëpunimi, Policia tregoi vendosmëri

rezart morina

Lajçaku bën thirrje për shtensionim, zgjedhje të parakohshme e kthim në dialog

admin