RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kusari-Lila dorëzon kallëzim penal ndaj Slavko Simiqit

kusari-lila-dorezon-kallezim-penal-ndaj-slavko-simiqit

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ish-deputetit dhe zyrtarit të Listës Serbe, Slavko Simiq, për incizimin e bisedave me të, të cilat u publikuan së fundmi në media.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo të premten, teksa ka thënë se incizimi dhe publikimi i tij nga Simiq, shpërndarja me interpretime dhe ndërhyrje, nuk e kanë qëllimin as informimin e drejtë, as ndonjë parim tjetër.

“Ato janë akte penale në njërën anë, dhe aktivitete dizinfomuese nga ana tjetër. Të njëjtat tani janë pjesë e kallëzimit penal dorëzuar Prokurorisë së Shtetit me 1 Gusht, 2023”, ka shkruar Kusari-Lila në Facebook.

Ajo tutje ka thënë se sekuencat kohore të materialit janë ndryshuar si dhe materiali është manipuluar.

“Përveç jashtëligjshmërisë së incizimit, pastaj përcjelljes për përfitim material dhe personal, partiak, me qëllim denigrimin e tjetrit për shkak të detyrës që mban, sekuencat kohore të materialit janë ndryshuar e materiali është manipuluar. Nuk i ka mjaftuar incizimi, kjo vepër e rëndë penale por kanë vijuar dhe me deformimin e përmbajtjes”.

“Gjuha me qëllim nxitjen e urrejtjes, mosdurimit dhe denigrimit të tjetrit e përdorur gjatë komentimit të materialit, ka nxitur kërcënimet ndaj meje nga persona të caktuar. Edhe ato janë paraqitur tek autoritetet relevante”, është shprehur shefja e deputetëve të LVV-së.

Sipas saj, në këtë periudhë kohore janë publikuar dhjetëra lajme të rreme, të verifikuara nga monitoruesit.

Kusari-Lila ka hedhur akuza se burimi i tyre përveç nga individë është edhe nga një parti politike parlamentare, duke përmendur Partinë Demokratike të Kosovës.

“Kjo është një fushatë e sulmit ndaj meje dhe rrjedhimisht ndaj detyrës që unë mbaj, ndaj grupimit politik e institucional që unë i përkas. Lista Serbe ka 14 muaj që nuk është më pjesë e institucioneve. Deputetët e dikurshëm të Listës Serbe kanë dhënë dorëheqje nga Kuvendi i Kosovës. Ata janë gjendur në veprime të tjera kriminale duke sulmuar gazetarët dhe pjesëtarët e NATO-s në protestat e dhunshme që i shkaktuan në 3 komunat e veriut të vendit gjatë muajit Maj dhe Qershor”.

“Abuzimi ekstrem me këtë material të jashtëligjshëm do të përcillet tek të gjitha institucionet përgjegjëse për mbikëqyrjen dhe publikimin e informacionit. Për pjesëtarin e Listën Serbe, për porositësit e urdhëruesit e tij dhe për shpërndarësit e nxitësit e dhunës dhe urrejtjes në publik do të vijojnë denoncimet. Të njëjtët po synojnë të vijojnë me fushatat e tyre. Pavarësisht si duken fytyrat dhe emrat, le ta themi qartë cila është adresa e kësaj fushate: Serbia, regjimi i Vuçiqit dhe bandat e zgjatimet e tyre në Kosovë”, ka përfunduar ajo.

Related posts

Varhelyi: BE-ja dëshiron të “ringjallë” lidhjet dypalëshe me Turqinë

rezart morina

Kurti udhëton në Turqi, takon guvernatorin e Izmirit

admin

Publikohen raportet financiare, VV-ja me të hyra mbi 2 mln €, PDK-ja afër 1 mln e LDK-ja me mbi 700 mijë

admin