RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Kuvajti mbledh 67 milionë dollarë ndihma për Turqinë e Sirinë

kuvajti-mbledh-67-milione-dollare-ndihma-per-turqine-e-sirine

Kuvajtianët mblodhën 20 milionë dinarë kuvajtian (67 milionë dollarë) të shtunën për viktimat e tërmeteve të dyfishta që goditën Turqinë dhe Sirinë.

Më shumë se 129,000 njerëz morën pjesë në një donacion nga Ministria e Çështjeve Sociale të Kuvajtit që u nis për të ndihmuar viktimat.

Ministri i Jashtëm Sheikh Salem Abdullah Al-Jaber Al-Sabah falënderoi donatorët gjatë një interviste me televizionin shtetëror.

Gjashtëmbëdhjetë vende arabe njoftuan zyrtarisht nisjen e urave ajrore dhe ofrimin e ndihmës urgjente dhe ndihmës mjekësore për të mbështetur Turqinë, sipas deklaratave.

Ato përfshijnë Arabinë Saudite, Katarin, Kuvajtin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjiptin, Libanin, Algjerinë, Jordaninë, Bahreinin, Libinë, Tunizinë, Palestinën, Irakun, Mauritaninë, Sudanin dhe Omanin.

Të paktën 24,617 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 80,200 janë plagosur nga dy tërmete të forta që goditën Turqinë jugore të hënën, sipas shifrave të fundit.

Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë, me qendër në provincën Kahramanmaras, u ndjenë nga 13 milionë njerëz në 10 provinca në Turqi, dhe gjithashtu prekën disa vende të rajonit.

Në Siri, zyrtarët e qeverisë dhe të shpëtimit raportuan rreth 3,553 njerëz të vrarë dhe më shumë se 5,270 të plagosur.

Related posts

OKB-ja kërkon drejtësi për të mbijetuarat e dhunës seksuale

admin

Mrekullia në Turqi: 8-vjeçari shpëtohet nga rrënojat pas 52 orësh

admin

SHBA-ja dërgon përforcime në bazat e saj në Siri

admin