Fenomeni i çuditshëm ka përfshirë një nga vendet me të nxehta në tokë
Kjo pamje e pazakontë stuhie është në një nga vendet më të nxehta në tokë, ku të mërkurën shteti I Kuvajtit u mbulua nga breshëri dhe akulli, për shkak të motit ekstrem që përfshiu vendin.
Sipas videove të shpërndara në rrjetet sociale stuhia e shiut e shoqëruar me breshër përfshiu disa rajone në shtetin e Kuvajtit, gjë që solli gëzim të madh për disa kuvajtianë, sikurse dhe kaos për ata që u kapën në befasi në rrugë apo ambiente të hapura.
Edhe pse në videot virale duket sikur vendi është mbuluar nga dëbora, në të vërtetë është një përzierje e shiut dhe breshrit së bashku duke shkaktuar një fenomen të pazakontë për Kuvajtin.
Për shkak të pozicionit gjeografik në të cilin ndodhet, në Kuvajt ka patur raste që temperaturat kanë arritur vlera përvëluese deri në 50 gradë celcius.
A video that went viral on social media shows #hail-covered roads in Um Al-Haiman south of #Kuwait City, giving the illusion that the road is covered in snow. pic.twitter.com/H0lEHHNfes
— KUWAIT TIMES (@kuwaittimesnews) December 27, 2022