RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE-ja ndalon TikTok-un për punonjësit e saj

be-ja-ndalon-tiktok-un-per-punonjesit-e-saj

Komisioni Evropian (KE) ka udhëzuar punonjësit e tij që të heqin aplikacionin TikTok nga telefonat e tyre privatë dhe të korporatave, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit në ueb sajtin “Politico”, KE-ja e cila funksionon si organi ekzekutiv i Bashkimit Evropian (BE) ka ndaluar përdorimin e aplikacionit të mediave sociale TikTok për punonjësit e saj për arsye sigurie.

Në këtë kontekst, të gjithë punonjësit e KE-së u udhëzuan të hiqnin aplikacionin nga pajisjet e tyre personale ose të korporatave me çdo aplikacion të lidhur me punën të instaluar.

Institucionet e tjera të BE-së, Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Evropian (PE), pritet të ndërmarrin hapa të ngjashëm në të ardhmen e afërt.

TikTok-u, në pronësi të kompanisë kineze të teknologjisë, shkakton shqetësime për sigurinë kombëtare në disa vende.

Related posts

Studenti shqiptar ia kujton Vuk Jeremiqit krimet serbe në Kosovë gjatë një ligjërate në Britani

admin

Marksizmi i pahonepshëm turk: kaosi i 1 Majit në Stamboll

Irfan Jahiu

Irani paralajmëron pasurim 90 për qind të uraniumit në rast të një sulmi të ri SHBA-Izrael

Kushtrim Guraj