RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Lajçak për takimin në Bruksel: Shumë pyetje politike mbeten pa përgjigje

lajcak-per-takimin-ne-bruksel:-shume-pyetje-politike-mbeten-pa-pergjigje

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar për takimin e sotëm në Bruksel mes kryenegociatorit serb, Petar Petkovic, dhe përfaqësuesit e Bankës Qendrore të Kosovës.

Lajçak në platformën “X” ka thënë se takimi ishte një hap i parë rëndësishëm, por që sipas tij, shumë pyetje politike kanë mbetur pa përgjigje.

Me ç’rast ai theksoi se do të nevojiten takime shtesë.

“Unë mirëpres angazhimin e palëve për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për komunitetet e prekura nga rregullorja e fundit e BQK-së. Takimi i sotëm i Dialogut ishte një hap i parë i rëndësishëm, por shumë pyetje politike mbeten pa përgjigje. Do të nevojiten takime shtesë”, ka thënë Lajçak.

Ndryshe, Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili pas përfundimit të takimeve në Bruksel ka njoftuar për televizionin TËVË 1 se negocim nuk ka pasur, por ai ka thënë se janë diskutuar modalitetet teknike se si mund ta vazhdojë financimin Serbia.

Related posts

Sveçla: Policia serbe ka arrestuar Drejtorin e Administratës së Komunës së Leposaviqit

rezart morina

Zelenskyy: Putin i rrethuar nga ata që i armatosi vetë

rezart morina

Kurti viziton BIK-un, uron të gjithë besimtarët për Fitër Bajram

admin