RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​Lajçak takoi senatorët amerikanë, diskutuan për situatën në veri të Kosovës

​lajcak-takoi-senatoret-amerikane,-diskutuan-per-situaten-ne-veri-te-kosoves

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Chris Van Hollen, me të cilët ka biseduar për situatën në veri të Kosovës.

Lajçak ka shkruar se në këtë takim është theksuar nevoja e de-përshkallëzimit të situatës si dhe rikthimit në dialog.

“Patëm një takim të rëndësishëm me senatorët Chris Van Hollen dhe Chris Muprhy, të cilët ndjekin nga afër zhvillimet në Ballkanin Perëndimor. Ne ndamë të njëjtin vlerësim për situatën dhe ramë dakord për nevojën e de-përshkallëzimit dhe rikthimit në dialog dhe normalizim”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Situata në veri të Kosovës është tensionuar prej 26 majit kur kryetarët e zgjedhur u detyruan të shkojnë në vendet e tyre të punës nën asistimin e Policisë së Kosovës.

Para ndërtesave komunale po qëndrojnë protestues serbë të cilët po kundërshtojnë kryetarët shqiptarë.

Gjatë kësaj kohe, protestuesit në veri, në mesin e tyre edhe të tillë me maska, kanë sulmuar pjesëtarë të Policisë së Kosovës, KFOR-it si dhe gazetarë të cilët po raportojnë nga pjesa veriore e vendit.

Autoritetet e Kosovës kanë arrestuar disa prej sulmuesve, në mesin e tyre edhe organizatorin e sulmeve ndaj KFOR-it, Millan Millenkoviq-Llune.

Ndërsa forcat serbe kanë rrëmbyer tre policë kufitar, brenda territorit të Kosovës, të cilët po vazhdon t’i mbajë në Serbi.

Related posts

Ish-ministrja Dhurata Hoxha dhe të tjerët lirohen nga akuza për korrupsion

rezart morina

Rifillon punën aeroporti i Dubait pas reshjeve të dendura të shiut

RTI

Emigrantë të bllokuar mes kufirit Libi-Tunizi

rezart morina