RTV AHIRETI
ArtikujFejaKosovëKulturëLajmeLajmet

Nëna e Xhevë Lladrovcit po kryen haxhin

nena-e-xheve-lladrovcit-po-kryen-haxhin

Në shikim të parë, këto fotografi duket të jenë  të rëndomta. Një nënë loke e pëshkushtuar duke bërë dua pranë Qabesë së bekuar.

Por, kjo nënë loke ka një histori të veçantë, kjo është një heroinë e gjallë, që përveçse mbolli te fëmijët e saj dashurinë për fenë, edukoi dhe rriti dëshmoren Xhevë Lladrovci, e cila dha më të shtrenjtën e saj, jetën për lirinë e Kosovës.

“Nuk kam fjalë me i përshkru ndjenjat e mia. Falënderoj Zotin e Madhëruar që ma mundësojë të jem në këtë vend të bekuar, të marrë ajër në këtë vend, e të shkeli aty ku shkeli këmba e Pejgamberit a.s.. Kur e pash Qabenë për herë të parë e kur iu afrova Mekami Ibrahimit, m’u duk se jam duke fluturuar dhe se nuk jam duke ecur në tokë. Inshallah Zoti ua mundëson gjithë myslimanëve që të vijnë në këtë vend të bekuar” – na tha e emocionuar e me lot në sy nëna Fahrije.

“Lusim Zotin e Madhëruar që dëshmoren Xhevë ta ketë pranuar në radhët e shehidëve, ndërsa nënës Fahrije, Zoti ia pranoftë haxhin dhe ibadetet e tjera!”, thuhet në njoftimin e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Related posts

Shqipëri, mbahet tubim dhe marshim në mbështetje të Palestinës

admin

Komisioneri Varhelyi në Ankara: Gjenerata ime nuk ka parë kurrë një tërmet të tillë – VIDEO

admin

Viktor Orban: BE ka nevojë për bashkëpunim të ngushtë për tregje dhe mbrojtje, jo për politikë

admin