RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Von der Leyen: Refugjatët ukrainas do të lejohen të qëndrojnë më tej në BE

von-der-leyen:-refugjatet-ukrainas-do-te-lejohen-te-qendrojne-me-tej-ne-be

Refugjatët nga Ukraina do të lejohen të qëndrojnë më tej në Bashkimin Evropian pa pasur nevojë të aplikojnë për azil, njoftoi sot presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Ukrainasit që ikin nga lufta janë të përjashtuar nga procedurat e gjata të azilit që zakonisht kërkohen nga vendet anëtare të BE-së. Në vend të kësaj, ata kanë menjëherë të drejtën për përfitime sociale, një leje pune dhe akses në arsim dhe strehim.

Vendet e BE-së vendosën fillimisht të pezullojnë kërkesat për azil për ukrainasit pas fillimit të pushtimit të plotë të Rusisë në shkurt 2022.

Rregullat aktuale do të skadojnë në mars 2024. Von der Leyen tha se ajo do t’u propozojë kryeqyteteve të BE-së zgjatjen e masave.

“Katër milionë ukrainas kanë gjetur strehim në bllok që kur Moska nisi pushtimin e saj”, tha von der Leyen në një fjalim para ligjvënësve të BE-së në Strasburg, Francë. /atsh

Related posts

Osmani: Vuçiq organizoi dhe urdhëroi sulmin në Banjskë

Muhamet Ramadani

Sulmi ajror që vrau 7 punonjës të ndihmës në Gaza, Netanyahu pranon se pas kësaj qëndrojnë forcat izraelite: Ndodh në luftë

admin

Niger, kreu i gardës presidenciale shpall veten lider pas grusht shtetit

Muhamet Ramadani