Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova njoftoi se ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov do të zhvillojë vizitë zyrtare në Turqi më 6-7 prill, transmeton Anadolu.
Zakharova tha se Lavrov do të zhvillojë vizitë në Turqi më 6-7 prill me ftesë të ministrit të Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu. “Gjatë takimeve është planifikuar të diskutohen një sërë çështjesh, kryesisht për pritshmëritë dhe situatën e bashkëpunimit dypalësh në fushat me interes reciprok, përfshirë tregtinë, energjinë dhe turizmin”, tha ajo.
“Në takim do të diskutohen çështjet aktuale ndërkombëtare”, theksoi Zakharova e cila shtoi se krahas çështjeve të Ukrainës, Sirisë dhe Karabakut do të zhvillohen bisedime edhe lidhur me Azinë e Mesme dhe Afganistanin.
Më tej ajo shtoi se vazhdojnë punimet që gjatë takimeve dypalëshe të Lavrovit dhe Çavuşoğlut, të realizohen kontakte dypalëshe në nivele të ndryshme.