RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Lideri ushtarak i Mianmarit: Zgjedhjet në 2023 do të jenë “të lira dhe të drejta”

lideri-ushtarak-i-mianmarit:-zgjedhjet-ne-2023-do-te-jene-“te-lira-dhe-te-drejta”

Lideri ushtarak i Mianmarit, gjenerali Min Aung Hlaing, ka deklaruar se zgjedhjet e përgjithshme që planifikohen të mbahen në vitin 2023 do të jenë “të lira dhe të drejta”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjenerali Min Aung Hlaing mbajti një fjalim në kryeqytetin Nepido me rastin e 75-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Mianmarit nga Britania.

Duke ndarë planet për zgjedhjet e përgjithshme që do mbahen këtë vit, Hlaing u bëri thirrje vendeve të tjera, organizatave ndërkombëtare dhe popullit të vendit që të mbështesin objektivat e tyre që janë për “një sistem të vërtetë demokratik multipartiak që zhvillohet me disiplinë”.

“Pas zbatimit me sukses të vendimeve të marra në gjendjen e jashtëzakonshme, do të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të drejta në përputhje me Kushtetutën e vitit 2008. Do të bëhet më shumë punë që detyrat shtetërore t‘i dorëzohen palës fituese në përputhje me standardet demokratike”, tha ai.

Gjithashtu Hlaing njoftoi se për shkak të përvjetorit të pavarësisë janë amnistuar 7.012 të burgosur dhe se është lehtësuar dënimi për të burgosurit e tjerë të cilët nuk janë dënuar për krime të rënda.

Zgjedhjet mund të mbahen nga fundi i janarit deri në fillim të shkurtit, kur do të përfundojë gjendja e jashtëzakonshme 6 mujore.

Në anën tjetër, ky plan për zgjedhje të përgjithshme, shikohet si një përpjekje e ushtrisë për të marrë pushtetin përmes kutive të votimit.

Grushti ushtarak në Minamar

Ushtria e Minamarit pas pretendimeve për mashtrime në zgjedhjet e përgjithshme në nëntor 2020 dhe pas rritjes së tensioneve politike në vend, mori pushtetin më 1 shkurt 2021.

Ushtria në vend shpalli gjendje të jashtëzakonshme për një vit ndërsa më pas arrestoi shumë zyrtarë dhe drejtues të tjerë të partisë në pushtet, përfshirë edhe ministren e Jashtme, njëherësh lideren e vendit, Aung San Suu Kyi.

Si pasojë e ndërhyrjes së armatosur të ushtrisë së Mianmarit ndaj protestuesve kundër grushtit të shtetit dhe grupeve kundërshtare, deri më tani kanë humbur jetën mbi 1.800 persona. Që nga grushti i shtetit e deri më tani janë arrestuar rreth 13 mijë persona, ndërkohë që mbi 10 mijë ndodhen ende nën arrest.

Sipas të dhënave nga Shoqata e Ndihmës për të Burgosurit Politikë të Mianmarit (AAPP), që nga grushti i shtetit e deri më tani në vend kanë humbur jetën mbi 1.900 persona, ndërsa janë arrestuar mbi 10 mijë të tjerë.

Gjykatat ushtarake të Mianmarit kanë dhënë dënim me vdekje për 114 të burgosur politik, përfshirë 2 fëmijë.

Related posts

Raport: Afrika ka nevojë për 257 miliardë dollarë në vit për më shumë prodhim në bujqësi

admin

Vdekja e ukrainases në autostradën “Arbën Xhaferi”, Prokuroria e Ferizajt jep detaje

admin

Serwer: Presioni që po i bëhet Kosovës nga Perëndimi është i padrejtë

rezart morina