RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Liga Botërore Myslimane mirëpret armëpushimin në Liban

liga-boterore-myslimane-mirepret-armepushimin-ne-liban

Liga Botërore Myslimane ka mirëpritur shpalljen e armëpushimit në Liban, të bërë nga presidenti amerikan Donald Trump, duke rikonfirmuar solidaritetin e saj të plotë me Libanin në përpjekjet për të arritur siguri, stabilitet dhe sovranitet të plotë në gjithë territorin e tij.

Në një deklaratë të publikuar të premten në faqen zyrtare, Sekretari i Përgjithshëm i organizatës, Mohammed bin Abdul Karim Al-Issa, e cilësoi këtë hap si një zhvillim pozitiv që mbështet zgjidhjet paqësore dhe ndihmon në shpëtimin e jetëve të civilëve.

Al-Issa u bëri thirrje të gjitha palëve që të respektojnë plotësisht marrëveshjen, duke e parë atë si një hap drejt rikthimit të stabilitetit të qëndrueshëm në Liban.

Armëpushimi ka hyrë në fuqi të enjten dhe do të zgjasë për një periudhë 10-ditore, ndërsa është pritur me mirëseardhje të gjerë nga vendet arabe dhe komuniteti ndërkombëtar. /mesazhi

Related posts

Gjyshja nga Gaza përpiqet të kujdeset për 17 nipërit e mbesat në kushte të vështira

Muhamet Ramadani

Turqia do dërgojë dy avionë ushtarakë me ekipe kërkim-shpëtimi dhe ndihma në Venezuelë

Kushtrim Guraj

ShBA kërkon reduktim të pranisë së trupave të NATO-s, përfshirë zvogëlimin e trupave në Kosovë

Irfan Jahiu