Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj 28 të akuzuarve për bixhoz të paligjshëm dhe pastrim parash për shkak se nuk është provuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale për të cilat akuzoheshin.
Aktgjykimi në fjalë u shpall të hënën, nga kryetari i trupit gjykues, Kujtim Krasniqi, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në këtë rast akuzoheshin Safet Kyqyku, Armend Danqeli, Ardian Kuqi, Zenun Zenuni, Besnik Aliu, Burim Bytyqi, Blerim Blakaj, Flakron Maqani, Naser Pervetica, Nexhat Ejupi, Nehat Ejupi, Hasan Ejupi, Besim Bllaca, Trimor Dushkaja, Driton Shabani, Burim Sadiku, Arber Hoti, Agron Limani, Blerim Imeri, Petrit Neziri, Avni Berisha, Afrim Rifati, Idriz Jakupi, Istref Veliqi, Sabri Brahimi, Sami Baliu, Ramadan Nebija dhe Burim Makiqi.
Të akuzuarit e lartcekur, u liruan nga akuza , pasi që nuk është provuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” në bashkëkryerje e në vazhdimësi.
Edhe për veprën penale “Pastrimi i parave”, u liruan nga akuza të akuzuarit Nexhat Ejupi, Nehat Ejupi, Hasan Ejupi, Safet Kykyqu, Sami Baliu, Burim Bytyqi, Petrit Neziri, Armend Danqeli, Ramadan Nebija, Flakron Maqani dhe Burim Makiqi pasi që nuk është provuar se të njëjtit kanë kryer këtë vepër penale.
Po ashtu, i akuzuari Ardian Kuqi u lirua nga akuza për veprën penale “Ndihmë”, në kryerjen e veprës penale organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Ndërsa, pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi gjykata ka urdhëruar që të akuzuarve t’iu kthehen sendet e sekuestruara përkohësisht sipas urdhrave të gjykatës.
Shpenzimet procedurale bien barrë e mjeteve buxhetore të kësaj gjykate.
Palët e pakënaqura kundër këtij vendimi brenda afatit ligjore prej 30 ditësh kanë të drejtë ankese përmes këtij gjykate në Gjykatën e Apelit.
Bashkë me ta në këtë rast akuzohet edhe Bekim Kyqyku, por në seancën e 29 janarit 2024 gjykata ka veçuar procedurën ndaj tij.
Në këtë rast Safet Kyqyku, Armend Danqeli, Ardian Kuqi, Zenun Zenuni, Besnik Aliu, Burim Bytyqi, Blerim Blakaj, Flakron Maqani, Naser Pervetica, Nexhat Ejupi, Nehat Ejupi, Hasan Ejupi, Besim Bllaca, Trimor Dushkaja, Driton Shabani, Burim Sadiku, Arber Hoti, Agron Limani, Blerim Imeri, Petrit Neziri, Avni Berisha, Afrim Rifati, Idriz Jakupi, Istref Veliqi, Sabri Brahimi, Sami Baliu, Ramadan Nebija, Burim Makiqi dhe Bekim Kyqyku, po përballen me aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) të ngritur më 27 tetor 2020.
Ata po ngarkohen për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i parave”, “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” si dhe për veprën penale “Ndihma”.