Lituania tashmë do të operojë me rrjetin e saj elektrik më vete dhe plotësisht të pavarur nga Rusia për herë të parë, konfirmuan zyrtarët.
Operatori lituanez i rrjetit Litgrid njoftoinë mbrëmje se testi ishte i suksesshëm.
Për të drejtuar rrjetin në izolim, vendi baltik BE-NATO ndërpreu të gjitha lidhjet me rrjetin elektrik të Rusisë për dhjetë orë të shtunën.
Prova kaloi pa u vënë re nga konsumatorët e energjisë elektrike dhe shërbeu si përgatitje për sinkronizimin e planifikuar të rrjetit lituanez me Evropën Perëndimore.
“Një hap tjetër dhe jashtëzakonisht domethënës!” shkruan kreu i qeverisë Ingrid Simonyte në Facebook pas suksesit të testit.
Ministri i Energjisë Dainius Kreivys foli për një “hap të madh drejt pavarësisë së energjisë”.
Të dy politikanët ishin dëshmitarë personalisht të testit, në të cilin nevojat e Lituanisë për energji elektrike u plotësuan plotësisht nga prodhimi i saj dhe importet nga Polonia dhe Suedia. /atsh