Zyra e emigracionit të Lituanisë njoftoi se 1.164 shtetas bjellorusë dhe rusë që banojnë në vend janë përcaktuar se përbëjnë një kërcënim për sigurinë kombëtare, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga zyra e emigracionit të ministrisë së brendshme, vihet në dukje se po punohet me përpikëri në çështje të tilla si vizat dhe lejë qëndrimet.
Më tej në deklaratë bëhet e ditur se 1.164 shtetas bjellorusë dhe rusë që banojnë në Lituani janë përcaktuar se përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare dhe se 910 prej tyre janë shtetas bjellorusë dhe 254 prej tyre shtetas rusë.
Po ashtu informohet se janë anuluar lejet e qëndrimit të personave të fjalë dhe se të gjithëve u është ndaluar hyrja në Lituani.
Ky vendim ka ardhur pas një anketimi që qeveria lituaneze kreu duke pyetur rusët dhe bjellorusët që jetojnë në vend për pikëpamjet e tyre mbi aneksimin e paligjshëm të Krimesë nga Rusia në vitin 2014.