RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Lojërat e rrezikshme në TikTok, policia me ligjërata për nxënësit se si të parandalohen ato

lojerat-e-rrezikshme-ne-tiktok,-policia-me-ligjerata-per-nxenesit-se-si-te-parandalohen-ato

Policia e Kosovës me qëllim të parandalimit të pasojave në institucionet edukativo-arsimore rreth lojës së rrezikshme që po qarkullon në rrjetin social Tik-Tok “Sfida, thyerja e kafkës”, ka filluar realizimin e ligjëratave informuese në Institucionet edukativo-arsimore në tri komuna.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Policia e Kosovës e cila këto ligjërata do t’i mbajë me miratim të drejtorive komunale të Arsimit të tri komunave: Mitrovicë, Vushtrri dhe Skenderaj.

“Ligjëratat janë duke u realizuar nëpër shkollat e mesme të ulëta në të tri komunat me qellim që nxënësit të informohen rreth pasojave nga loja ‘Sfida, thyerja e kafkës;. Me ligjëratat informuese do të vazhdohet edhe gjatë ditëve në vijim me synim të vetëdijesimit të nxënësve rreth pasojave të këtyre lojërave të rrezikshme në rrjetet sociale dhe efektet negative që shkaktojnë te nxënësit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu sipas njoftimit, bëhet e ditur se përmes këtyre ligjëratave do të synohet që përmes këtyre ligjëratave nxënësit të marrin njohuri, udhëzime dhe këshilla rreth masave të sigurisë në rrjetet sociale, në përdorimin e sigurt të internetit dhe krijimin e një ambientit të sigurt në të gjitha shkollat e rajonit të Mitrovicës.

Related posts

Kreu shtetëror i Maqedonisë së Veriut uron Kurban Bajramin

admin

​26 vjet nga Beteja e Llapushnikut

admin

Të martën nënshkruhet protokolli i anëtarësimit në NATO për Suedinë dhe Finlandën

admin