RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Macron me mesazhe para vizitës në Beograd – thotë se do të përfshihet në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, flet edhe për “Asociacionin”

macron-me-mesazhe-para-vizites-ne-beograd-–-thote-se-do-te-perfshihet-ne-zbatimin-e-marreveshjes-se-ohrit,-flet-edhe-per-“asociacionin”

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, para vizitës së sotme në Beograd, i është drejtuar qytetarëve serbë me një mesazh.

Përmes tij, presidenti francez, ndër tjerash u ka bërë thirrje serbëve që të zgjedhin paqen dhe të ardhmen, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.

Përmes mesazhit, Macron nuk ka lënë pa përmendur edhe marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

“Rruga drejt normalizimit ruan thelbin, mundësinë që serbët të jetojnë në Kosovë duke respektuar ligjin, por duke mos hequr dorë nga identiteti i tyre”, ka shkruar Macron.

“Në vitin 2019, kur fola për çështjen e Kosovës, fola për guximin e nevojshëm për të arritur një kompromis. Të bindur se ky guxim ekziston në Serbi, ne, së bashku me Gjermaninë dhe partnerët tanë evropianë, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, donim të ndihmonim rajonin të shmangte lëvizjet e njëanshme, deklaratat e pamatura, ngritjen e tensioneve, viktimat kryesore të të cilave janë njerëzit që jetojnë në terren, veçanërisht minoriteti serb në Kosovë”, ka thënë më tej ai.

“Rruga që propozuam drejt normalizimit të nevojshëm ruan thelbin: mundësinë që serbët të jetojnë në Kosovë duke respektuar ligjin, por pa hequr dorë nga identiteti apo lidhjet e tyre natyrore me Serbinë; por edhe ekzistenca e garancive në lidhje me ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe. Kjo rrugë është e trasuar: çdo gjë që ngadalëson përparimin në atë rrugë është në kurriz të njerëzve që jetojnë atje. Jam i bindur se ky kompromis është në përputhje me interesat e Serbisë dhe, duke pasur parasysh ndjenjat e forta të serbëve për këtë çështje, duke i respektuar ata, ftoj Serbinë dhe ftoj të rinjtë në Serbi të zgjedhin paqen dhe të zgjedhin të ardhmen”.

Dhe Macron ka premtuar se do të mbetet i angazhuar personalisht.

“Jam i sigurt se BE-ja në tërësi do të mbetet në zbatimin e Marrëveshjeve të Ohrit dhe, para së gjithash, në krijimin e një komuniteti të komunave me shumicë serbe”, thuhet të ketë shkruar më tej presidenti francez.

Related posts

Liruan shefin e milicisë libiane, Italia akuzohet për shkelje të të drejtave të emigrantëve, ngrihet padi në Strasburg

admin

Të paktën 17 emigrantë gjendet të vdekur në një gomone gjysmë të fundosur pranë Kretës në Greqi

Muhamet Ramadani

Harris mesazh të ri për ekonominë, Trump dhe republikanët e kritikojnë për inflacionin

admin