RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Me fërshëllima, hapet dega e Postës së Kosovës në veri

me-fershellima,-hapet-dega-e-postes-se-kosoves-ne-veri

Posta e Kosovës e ka hapur një degë në Mitrovicën e Veriut mëngjesin e së enjtes.

Por, kjo është përcjellë me brohoritje e fërshëllima nga një numër i vogël i serbëve lokalë, udhëhequr nga subjekti politik Demokracia Serbe, të cilët e kanë kundërshtuar hapjen e saj.

Në hapje kanë marrë pjesë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe ai i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Rizvanolli ka thënë se “është e rëndësishme që të gjithë qytetarët të kenë qasje në shërbime cilësore dhe në kushte të barabarta”.

“Aktualisht janë nëntë pika të Postës në katër komunat veriore, duke përfshirë në të gjitha komunat që ka sportele, por edhe zyra të veçanta postare si në Banjskë dhe të tjera”, ka thënë ajo.

E, Krasniqi ka thënë se shkurt se ekzekutivi i vendit do të vazhdojë me aktivitete të tjera që t’ua lehtësojë jetën qytetarëve.

Related posts

Covid 19: Alarmi global ka përfunduar por rreziqet mbeten

admin

Papa në fjalimin e Pashkëve thirrje komunitetit ndërkombëtar për t’u dhënë fund konflikteve në botë

admin

Dorëhiqet shefi i zbulimit ushtarak izraelit, merr përgjegjësinë për dështimet e 7 tetorit

admin