RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Madonna akuzohet për trafik e abuzim të miturish me ‘jetimoren e saj’ në Malaui

madonna-akuzohet-per-trafik-e-abuzim-te-miturish-me-‘jetimoren-e-saj’-ne-malaui

Një organizatë jo-qeveritare të drejtash i ka kërkuar dje presidentit të Malauit, Lazarus Chakwera të hetojë akuzat për trafikim njerëzor dhe eksperimente sociale “homoseksuale e transgjinore” në lidhje me këngëtaren amerikane Madonna, dhe grupin e saj të bamirësisë ‘Raising Malawi’.

Federata i kërkon presidentit Chakwera “të kufizojë hyrjen e saj dhe të bashkëpunëtorëve të saj në Afrikë” si dhe aksesin ndaj fëmijëve afrikanë prej akuzave të trafikimit të fëmijëve, shfrytëzimit seksual të tyre, skllavërinë seksuale mashtrimin dhe abuzimin me të dobëtit”.

Zyrtarët thonin se në këtë rast parimi i “pafajësisë deri në provimin e fajit” duhet të ruhet, edhe pse ka fakte të pamohueshme që e bëjnë Madonna të papërshtatshme për të qenë pranë fëmijëve, dhe aq më pak për t’i dhënë mundësi t’i influencojë ata.

Grupi pretendon se Madonna ka krijuar bamirësinë ‘Raising Malawi’ për të kryer “eksperimente sociale me fëmijë të dobët afrikanë,” me qëllim prodhim pornografie fëmijësh, imazheri fetare, brutalitet dhe pornografi vulgare”.

Peticioni sugjeron se Madonna ka përdorur fëmijën që ka adoptuar David Banda, “për eksperimente dhe shfrytëzim seksual.”

Mediat lokale theksonin foto të 17-vjeçarit të veshur me rroba femrash, makijazh dhe vathë, që janë publikuar në rrjetet sociale.

Në peticion thuhet se ajo po përdor fëmijët për eksperimente sociale në përputhje me shtytjen e mbrapshtë LGBTQ që po shihet në Amerikë.

Këngëtarja është kritikuar dhe më parë nga qeveritë e “vendeve në zhvillim,” për përdorimin e famës dhe pasurisë për të pasur akses në jetimoret e fëmijëve me qëllim adoptimin.

Grupi vendas thotë Madonna ka shfaqur foto të djalit të saj nga Malaui “në forma gjinore ekstreme” me fustane femrash dhe në poza seksualisht të qarta, edhe në prezencë të nënës. /tch

Related posts

Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Denonconi aktet e Serbisë, oficerët të lirohen menjëherë

rezart morina

Dronët iranianë të përdorur kundër Izraelit “mund të bëjnë kërdi”! Sa larg mund të arrijnë dhe cili shtet tjetër i përdor

admin

Ministrja Nagavci uron nxënësit fillimin e vitit të ri shkollor: Rezultati dhe suksesi do të jenë të garantuara

rezart morina