RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Makthi i humbjes se Netanyahu-t vjen nga brenda koalicionit!

makthi-i-humbjes-se-netanyahu-t-vjen-nga-brenda-koalicionit!

Përçarja e aleatëve të tij, mund t’i shpërndajë votat e së djathtës dhe t’i kushtojë pushtetin

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po përpiqet me çdo kusht të bashkojë partitë e vogla të ekstremit të djathtë që mbështesin qeverinë e tij. Arsyeja është e thjeshtë: përçarja mund t’i kushtojë shtrenjtë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit.

Në Izrael, partitë duhet të marrin të paktën 3,25 për qind të votave për të hyrë në Knesset. Votat e partive që mbeten poshtë këtij pragu nuk i shërbejnë asnjë force politike.

Për Netanyahu-n, kjo është veçanërisht e rrezikshme, pasi sondazhet e nxjerrin aktualisht pas bllokut opozitar të drejtuar nga ish-gjenerali Gadi Eisenkot.

Dy aleatët kryesorë të Netanyahu-t janë Itamar Ben Gvir, lider i Otzma Yehudit dhe ministër i Sigurisë Kombëtare, dhe Bezalel Smotrich, lider i Sionizmit Fetar dhe ministër i Financave.

Të dy njihen për qëndrimet e tyre radikale, por prej vitesh konkurrojnë ashpër me njëri-tjetrin dhe kanë pasur marrëdhënie të vështira politike.

Sondazhet aktuale tregojnë se partia e Ben Gvir është mbi pragun elektoral, ndërsa ajo e Smotrich rrezikon të mbetet jashtë parlamentit.

Kjo do të mund të përkthehej në humbjen e rreth tre për qind të votave të bllokut të djathtë, në një garë ku edhe një numër i vogël votash mund të bëjë diferencën.

Pikërisht për këtë arsye Netanyahu po u kërkon dy aleatëve të bashkohen në një listë të vetme. Por Ben Gvir, i cili aktualisht është më mirë në sondazhe, nuk duket i gatshëm të bëjë kompromis.

Partia e tij ka deklaruar se nuk do të garojë së bashku me Smotrich dhe se vendimi është përfundimtar.

Nga ana tjetër Smotrich, është më i hapur ndaj aleancave. Ai ka arritur së fundmi një marrëveshje elektorale me Moshe Feiglin, liderin e partisë Zehut dhe një tjetër figurë të së djathtës radikale.

Megjithatë, Netanyahu ka një precedent që i jep arsye për të shpresuar. Para zgjedhjeve të vitit 2022, Ben Gvir dhe Smotrich po përplaseshin publikisht dhe mohonin çdo mundësi bashkëpunimi.

Netanyahu ndërhyri personalisht, u premtoi poste dhe vende në parlament dhe arriti t’i bindte të garonin së bashku. Pas zgjedhjeve, partitë e tyre u ndanë sërish.

Problemi është bërë edhe më i madh me krijimin e një partie të re, “Populli i Izraelit”, nga ish-gjenerali Ofer Winter. Edhe kjo forcë rrezikon të mos kalojë pragun dhe, në vend që t’i shtojë vota bllokut të djathtë, mund t’i shpërndajë ato.

Ndërkohë, blloku i Eisenkot parashikohet të marrë rreth 55-57 mandate, ndërsa kampi i Netanyahu-t 48-52. Asnjëri nuk do të arrinte shumicën prej 61 mandatesh.

Eisenkot ka deklaruar se mund të tentojë të formojë një qeveri minoritare, ndoshta me mbështetjen nga jashtë të partive arabe. Kjo e bën betejën për çdo votë edhe më vendimtare dhe shpjegon arsyen përse Netanyahu po përpiqet me urgjencë të bashkojë aleatët e tij përpara 8 shtatorit, kur mbyllet regjistrimi i partive dhe koalicioneve. tesheshi

Related posts

Aksidenti ajror ku vdiq Presidenti i Iranit dhe ministri i Jashtëm, identifikohen edhe 3 prej viktimave! Mjegull e temperatura të ulta në momentin e rrëzimit të helikopterit

admin

Mirë së erdhe në Islam vëlla Jusuf

admin

Baerbock: Po shqyrtojmë se çfarë armësh shtesë mund t’i ofrojmë Ukrainës

admin