RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Maliqi për ngjarjet në veri: Qëllimi ishte të inskenohej masakër për ta akuzuar Policinë e Kosovës

maliqi-per-ngjarjet-ne-veri:-qellimi-ishte-te-inskenohej-masaker-per-ta-akuzuar-policine-e-kosoves

Analisti, Shkelzen Maliqi ka hedhur në opinion një teori të re mbi atë që sipas tij është synuar të arrihej dje nga grupet terroriste që sulmuan Policinë e Kosovës.

Në një postim në Facebook, Maliqi ka thënë se qëllim i sulmuesve ishte inskenimi i masakrës në Manastirin Banjska, ku viktima do të ishin pelegrinët nga Vojvodina, shkruan lajmi.net.

Sipas Maliqit, qëllimi ishte që përmes saj më pas të akuzohej dhe fajësohej Policia e Kosovës.

“Terroristët e shërbimeve sekrete serbe dhe ruse, si duket e kanë pas qëllimin e inskenimit të masakrës në Manastirin Banjska, ku viktimat do të ishin pelegrinët nga Vojvodina dhe murgët serbë, për ta akuzuat pastaj policinë e Kosovës si terroriste dhe kështu nxitur rebelimin e serbëve më veri dhe arsyetuar intervenimim ushtarak për gllabritjen e Veriut të Kosovës”, shkroi Maliqi.

Në të njëjtin kontekst, ai ka thënë se qëllimi ka qenë që të ndodhte sikurse në rastin “Panda”.

Postimi i plotë i Maliqit:

Terroristët e shërbimeve sekrete serbe dhe ruse, si duket e kanë pas qëllimin e inskenimit të masakrës në Manastirin Banjska, ku viktimat do të ishin pelegrinët nga Vojvodina dhe murgët serbë, për ta akuzuat pastaj policinë e Kosovës si terroriste dhe kështu nxitur rebelimin e serbëve më veri dhe arsyetuar intervenimim ushtarak për gllabritjen e Veriut të Kosovës.

Nuk është skenar i panjohur. Kështu ka qenë e organizuar masakra në kazermën e Paraqinit ku u vranë në gjumë pesë ushtarë të armatës jugoslave dhe si vrasës u akuzua shqiptari Aziz Kelmendi, i cili u gjet i vramë në një pyll afër kazermës dhe u tha se e ishte vetëvrarë. Pas rastit të Paraqinit Sllobodan Milisheviqi morri pushtetin e plotë në Serbi dhe nisi projektin e shkatërrimit të Jugosllavisë për ta krijuar Serbinë e madhe.

I ngjashëm ka qenë edhe rasti i vrasjes së 5 të rinjëve serbë në kafiterinë “Panda” në Pejë, për të cilin vetë presidenti Vuçiq ka pranuar publikisht se ka qenë i organizuar nga shërbimet sekrete serbe për ta paraqitur si krim të UÇK-së dhe shpallur atë .organizatë terroriste dhe jo çlirimtare. Prindëritë e viktimave në rastin Panda prej kohësh kërkojnë nga Vuçiq që të tregojë në prokurori të vërtetën se kush janë vrasësit e të rinjëve serbë, por ai po i shmanget premtimit se do ta bën këtë, me gjasa u bë pishman se e ka përmend fare.

Banjska mundët të jetë rast që të ndriçohen edhe strategjia e inskenimit të krimeve makabre për të arritur kthesa historike jo vetëm si atë në Paraqin dhe Pejë por edhe në disa raste të ngjashme në lufën e Bosnjës, p.sh. Vrasjen me snajper të qiftit të dasmorëve serb në Sarajevë pas të cilit akt filloi lufta dhe rrethimi gati katërvjeçar i Sarajevës.

Nëse kjo vërtetohet në hetimet, e informatat dhe gjurmet çojmë në atë drejtim, policia dhe inteligjenca kosovare, me gjasa në bashkëpunim me atë perendimore, do të arrijë një fitore të madhe në demaskimin e kësaj ligësie makabre me rrezik për paqën dhe sigurinë në rajon dhe më gjërë.

Related posts

Ambasadori gjerman: Shumë shqetësuese që Lista Serbe sërish nuk i dënoi zjarrvëniet në vetura

rezart morina

Kirby: Izraeli do t’i marrë parasysh shqetësimet e SHBA-së para ndonjë ofensive në Rafah

admin

RTI