RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

Mbahet ceremonia mortore për ish-kryeministrin e vrarë të Japonisë, Shinzo Abe

mbahet-ceremonia-mortore-per-ish-kryeministrin-e-vrare-te-japonise,-shinzo-abe

Në Tokio të Japonisë u mbajt ceremonia mortore për ish-kryeministrin Shinzo Abe, i cili ndërroi si pasojë e një sulmi të armatosur gjatë fushatës zgjedhore më 8 korrik, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përveç anëtarëve të familjes së tij, në funeralin i cili u mbajt në tempullin budist Zojo-Ji në qendër të Tokios, me një numër të vogël njerëzish morën pjesë edhe kryeministri aktual, Fumio Kishida dhe deputet të tjerë.

Ndërkohë që shihej se në rrugën ku kaloi makina funerale u morën masa të forta sigurie, gjithashtu mijëra njerëz të mbledhur në anët e rrugës, me lule në duar i dhanë lamtumirën Abe-s në udhëtimin e tij të fundit.

Ish-kryeministri japonez, Abe më 8 korrik u qëllua në gjoks teksa mbante fjalim në një eveniment në natyrë në mbështetje të fushatës zgjedhore të kandidatit të Partisë Liberal Demokratike në qytetin Nara.

Televizioni Shtetëror i Japonisë, NHK, njoftoi se Abe i cili u dërgua në spital me lëndime të rënda pas sulmit humbi jetën.

Related posts

Mashtrim me fondet bujqësore, dorëhiqen tre ministra grekë

Muhamet Ramadani

Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e sotme në një hotel në Prishtinë

Muhamet Ramadani

Zelenskyy: Plani 20-pikësh me SHBA-në “nuk është përfundimtar”, pret sinjale nga bisedimet në Rusi

RTI