Të paktën 108 policë janë lënduar në përplasjet me protestues nëpër Francë më 1 Maj, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes së Francës, raporton BBC.
Protestuesit të zemëruar me reformat e fundit pensionale, janë përplasur me forcat policore.
Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, ka thënë se është e pazakontë lëndimi i një numri kaq të madh të policëve. Ai ka shtuar se 291 persona janë arrestuar në trazirat në ditën e hënën.
Qindra e mijëra persona kanë marrë pjesë në demonstratat për 1 maj, për të kundërshtuar reformat pensionale të iniciuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Shumica ishin paqësore, por grupe radikale hodhën koktej molotovi dhe fishekzjarrë në drejtim të policëve.
Policia reagoi duke hedhur gaz lotsjellës e duke përdorur kamionë me ujë.
Nuk është njoftuar ende se sa protestues janë lënduar.
Presidenti i Francës, Macron, përkundër kundërshtimeve të shumta rriti moshën e pensionit nga 62 në 64 vjet.
Ministria e Brendshme e Francës ka njoftuar se në protestat e të hënës kanë marrë pjesë afro 782 mijë persona, rreth 112 mijë vetëm në Paris.
Mirëpo, sipas shoqatave sindikale thuhet se shifra është trefishtë më e madhe.
Në Paris, një polic ka marrë djegie serioze në duar dhe fytyrë pasi është goditur nga një koktej molotovi.
Po ashtu pati dhunë edhe në Lyon e Nantes, ndërsa në Marseille u raportua se policët shkurtazi okupuan një hotel luksoz. /koha
Paris is out of control pic.twitter.com/tq1Et5D6Qn
— Dr. Anastasia Maria Loupis (@DrLoupis) May 1, 2023