RTV AHIRETI
EkonomiFeaturedKosovëLajmeLajmet

Mbi 1870 biznese të huaja u regjistruan në Kosovë për një vit

mbi-1870-biznese-te-huaja-u-regjistruan-ne-kosove-per-nje-vit

Mbi 1870 biznese të huaja janë regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve nga viti 2021 deri në fund të vitit të kaluar, ka thënë ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Hajdari ka thënë se bizneset e huaja kanë investuar në sektorë të ndryshëm, me theks të veçantë në prodhimtari dhe në përpunim.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Hajdari ka thënë se bizneset e huaja janë të interesuar ta shfrytëzojnë potencialin gjeografik të Kosovës dhe sistemin e favorshëm tatimor.

“Në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve (ARBK), kemi të regjistruar nga viti 2021 deri në fund të vitit 2022, janë afër 1873 biznese të huaja, pra me origjinë të vendeve të huaja të regjistruara në Kosovë, në sektorë të ndryshëm, ku përfshihet edhe numri i 150 bizneseve konkretisht në sektorin industrial prodhim, dhe sektorë të tjerë që e përfshijnë fushat e veprimtarive të ndryshme”, ka thënë Hajdari.

“Është e rëndësishme të përmendet rritja e investimeve në sektorë industrial të ndryshëm, në prodhimtari dhe në përpunim, ku Kosova kuptohet si një vend me potencial me afër bregut ku shumë biznese kanë probleme me tregti në vendet e largëta dhe tani për bizneset sidomos nga Evropa është e rëndësisë së lartë për ta shfrytëzuar potencialin gjeografik, potencialin e resurseve njëri, sistemin tatimor të favorshëm, ligjet që janë në harmoni me Bashkimin Evropian, por edhe infrastrukturën e Kosovës”, ka thënë tutje ajo.

Investime tjera, Hajdari thotë se pret pas miratimit të Ligjit për Investime Strategjike, i cili është miratuar në Kuvendin e Kosovës.

“Këtë rast unë pres edhe më shumë investime tash me Ligjin e ri për Investime, pra me politikën industriale, Ligjin për Parqe Industriale e ku do të ketë një trajtim më të barabartë, më thjeshtësim të procedurave dhe me lehtësira për të bërë biznes në Kosovë”, u shpreh ajo.

Lehtësirë tjetër sipas Hajdarit, është edhe miratimi i Ligjit për Parqet Industriale, e cila sipas saj e trajton investitorin e huaj si të barabartë me atë të Kosovës.

“Ne veçse kemi kontakte me bizneset nga Evropa që po na kontaktojnë, por që janë të sfiduar me marrjen e tokës, sepse duhet që procedurat të kryhen nga komunat. Pra tash Ligji për Parqet Industriale do ta lehtësojë investitorin që të ketë edhe negocimin direkt me Qeverinë kur është partner strategjik por do të ketë mundësinë tjetër që Ligji për Parqet Industriale që biznesi që vendoset në Kosovë të trajtohet barabartë qoftë partnerë i huaj apo vendor, dhe ta deklarojë si hipotekë fabrikën në të cilën e ndërton në zonën industriale, pra jo të mbetet si koleteral i pashfrytëzuar sa i përket marrjes së fondeve shtesë”, ka thënë ajo.

Krahas sektorit në prodhimtari e në përpunim, Hajdari thotë se bizneset e huaja janë të interesuara të investojnë edhe në fushën e energjisë së ripërtrishme dhe të shërbimeve.

“Kryesisht që vijnë në Ministrinë tonë, janë në fushën e energjisë së ripërtrishme, janë në fushën e prodhimit dhe përpunimit, por edhe në fushën e shërbimeve. Vlen të përmendet prodhimi i përpunimit të industrisë së metaleve, që është në interes të lartë nga bizneset evropiane që të vendosën në Kosovë”, u shpreh Hajdari, teksa përmendi edhe investimin potencial të Kompanisë “Munda”, e cila merret me zhvillimin dhe prodhimin e tapicerive dhe tekstileve për industrinë e automobilave. Tha se kjo e fundit është regjistruar tashmë edhe në ARBK”.

Related posts

SHBA-ja kundërshton kategorikisht kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë

admin

Biden i vendosur të vazhdojë mbështetjen ushtarake për Izraelin

rezart morina

Një vit nga trazirat në Zveçan, KFOR-i kërkon përgjegjësi

rezart morina