RTV AHIRETI
Lajme

“Mbi 50 milionë njerëz në vitin 2021 jetuan në kushte të skllavërisë moderne”

“mbi-50-milione-njerez-ne-vitin-2021-jetuan-ne-kushte-te-skllaverise-moderne”

Vlerësimet e fundit globale, të përpiluara nga Anadolu Agency (AA) me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Heqjen e Skllavërisë, tregojnë se në vitin 2021, 50 milionë njerëz jetonin në kushte të skllavërisë moderne.

“Nga këta njerëz, 28 milionë ishin të angazhuar në punë të detyruar, ndërsa 22 milionë ishin të bllokuar në martesë të detyruar”, thuhet në raportin e përbashkët të publikuar në shtator nën titullin “Vlerësimet globale të skllavërisë moderne” nga Organizata Ndërkombëtare e Punës, Organizata Ndërkombëtare për Migracion dhe organizata jofitimprurëse Walk Free.

Në raport thuhet se në pesë vitet e fundit është shënuar një rritje e konsiderueshme e numrit të njerëzve të bllokuar në skllavërinë moderne, pasi sipas vlerësime globale, në vitin 2021 kishte 10 milionë njerëz më shumë që ishin të përfshirë në skllavërinë moderne në krahasim me vitin 2016.

Skllavëria moderne përbëhet nga dy komponentë kryesorë: puna e detyruar dhe martesa e detyruar.

Të dyja i referohen situatave të shfrytëzimit, të cilat një person nuk mund t’i refuzojë ose nuk mund të largohet prej tyre për shkak të kërcënimeve, dhunës, mashtrimit, shpërdorimit të pushtetit ose formave të tjera të detyrimit.

“Gratë dhe vajzat përbëjnë 11,8 milionë nga numri i përgjithshëm i personave të përfshirë në punë të detyruar. Më shumë se 3,3 milionë nga të gjithë ata që janë në punë të detyruar, janë fëmijë”, qëndron në raport, ku shtohet se mbi dy të tretat e atyre që janë në martesë të detyruar janë femra, apo rreth 14,9 milionë gra dhe vajza.

Kombet e Bashkuara (OKB) më 2 dhjetor 1949 miratuan një rezolutë që synonte çrrënjosjen e formave bashkëkohore të skllavërisë, si trafikimi i qenieve njerëzore, shfrytëzimi seksual, puna e fëmijëve dhe martesat e detyruara. Që atëherë, 2 dhjetori shënohet çdo vit si Dita Ndërkombëtare për Heqjen e Skllavërisë.

Related posts

Opozita turke konteston rezultatin e zgjedhjeve

admin

Propozohet që BE-ja dhe shtetet kandidate të jenë gati për zgjerim deri më 2030

rezart morina

Anadolu Agency siguron pamjet e operacionit në të cilin dyshohet se u vra kreu i DEASH-it

admin