Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës e ku pritet rekomandimi për regjistrimin e partisë politike “Srpska Demokratija”.
Përveç kësaj në rend dite janë edhe disa pika të tjera.
Rendi i plotë i ditës:
1. Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së KQZ Nr.31 dhe
32/2023
Aktivitetet e Zyrës
-Rekomandimi për regjistrim të partisë politike “Srpska Demokratija”
Raportet e Këshillave të KQZ
3.1.Këshilli për Operacione Zgjedhore
Njoftim lidhur me numrin e kërkesave për ndërrimin e Qendrës të Votimit;
Njoftim për ndryshimin e lokacionit të Qendrës së Votimit në Besi;
Njoftim me rekomandimet nga raportet, analizat dhe publikimet e KQZ-se 2023;
Shqyrtimi dhe miratimi i Historikut të Zgjedhjeve;
Njoftim me vlerësimin paraprak të zbatimit të planit të punës së KQZ për vitin 2023 –
periudha Janar – Nëntor 2023;
Njoftim për draft Planin e Punës së KQZ 2024;
3.2.Këshilli për Çështje Ligjore
-Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësimin e anëtarit të kuvendit komunal në
Fushë Kosovë
3.3.Këshilli për Personel
– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për organizimin e punëtorisë për Rregulloret e
brendëshme të KQZ
Të ndryshme