RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët trajnuan në 1 vit mbi 17 mijë rekrutë ukrainasë

mbreteria-e-bashkuar-dhe-aleatet-trajnuan-ne-1-vit-mbi-17-mije-rekrute-ukrainase

Mbi 17 mijë rekrutë ukrainasë janë trajnuar nga Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët e tjerë gjatë vitit të kaluar në kuadër të një programi të posaçëm trajnimi, transmeton Anadolu.

Në prag të përvjetorit të parë të bashkëpunimit Londër-Kiev për rritjen e kapaciteteve të forcave të armatosura të Ukrainës në mes të luftës kundër Rusisë, Ministria britanike e Mbrojtjes tha se forcat e armatosura britanike dhe aleatët e saj kanë trajnuar mbi 17 mijë rekrutë ukrainasë, me një zotim për të trajnuar 30 mijë deri në vitin 2024.

Rekrutët ukrainasë, të cilët marrin pjesë në programin e trajnimit 5-javor, marrin udhëzime gjithëpërfshirëse për aftësitë e nevojshme për të mbrojtur vendin e tyre pas përfundimit.

Trajnimi intensiv përfshin zhvillimin e aftësive kritike në trajtimin e armëve, ndihmën e parë në fushën e betejës, mjetet në terren dhe taktikat e patrullimit.

Ushtria britanike gjithashtu ofron trajnime mjekësore luftarake për forcat e armatosura ukrainase.

Aktualisht, 49 persona nga Forca e Armatosura të Ukrainës po i nënshtrohen trajnimit të specializuar në teknikat dhe strategjitë mjekësore të shpëtimit të jetës, të krijuara posaçërisht për kujdesin ndaj traumave në fushën e betejës.

“Ky trajnim mjekësor i klasit botëror është një shembull tjetër fantastik se si Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar dhe partnerët tanë ndërkombëtar po punojnë me sukses së bashku për të mbështetur luftën e Ukrainës kundër pushtimit të paligjshëm dhe të paprovokuar të Rusisë”, tha Andrew Morrison, ministër i Mbrojtjes së Popullit, Veteranëve dhe Familjeve të Shërbyesve.

“Mbështetja jonë për Ukrainën do të vazhdojë për aq kohë sa do të duhet, nga ofrimi i trajnimit fitues të betejës deri te dhurimi i pajisjeve dhe municioneve që i duhen urgjentisht Ukrainës”, shtoi ai.

Sipas qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, vendi ka dhënë afër 5.72 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën.

Kjo ndihmë përfshin sigurimin e mbi 10 mijë raketave antitank, 100 mijë fishekë municione artilerie, aftësi jetike të mbrojtjes ajrore, përfshirë mbi 100 armë kundërajrore dhe artileri vetë-lëvizëse.

Related posts

Medvedev: Europianët do të ngrijnë nga i ftohti këtë dimër, jo për faj të Rusisë

admin

Turqia dhe Izraeli ranë dakord të riemërojnë ambasadorët

admin

Qeveria aprovon vendimin: Do të rindërtohen shtëpitë e dëmtuara në veri gjatë luftës së vitit 1998/99

rezart morina