RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mbretëria e Bashkuar: Djegia dhe përdhosja e Kuranit thellësisht fyese për muslimanët

mbreteria-e-bashkuar:-djegia-dhe-perdhosja-e-kuranit-thellesisht-fyese-per-muslimanet

Mbretëria e Bashkuar ka dënuar përdhosjen dhe djegien e Kuranit në kryeqytetin suedez Stokholm, transmeton Anadolu.

Zyra e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit e Mbretërisë së Bashkuar (FCDO) dënoi urrejtjen në bazë të fesë ose besimit, duke theksuar se, “Ne do të mbrojmë lirinë e fesë ose besimit për të gjithë dhe do të promovojmë respektin reciprok. Ne e njohim vuajtjen e thellë të përjetuar nga muslimanët anembanë botës, të shkaktuar nga djegia e Kuranit”.

Dje, një turmë irakianësh sulmuan ambasadën suedeze në Bagdad në shenjë proteste ndaj djegies së një kopje të Kuranit më 28 qershor nga Salwan Momika, një burrë me origjinë irakiane, i cili tani jeton në Suedi.

Shumë vende, përfshirë SHBA-në, Rusinë, Türkiyen, Irakun, Pakistanin, Indonezinë, Afganistanin, si dhe vende të tjera islamike e dënuan sulmin.

Pas sulmit ndaj misionit diplomatik të Suedisë, Momika para ambasadës irakiane në Irak përdhosi një kopje tjetër të Kuranit duke shkelur mbi të, si dhe flamurin irakian.

Në përgjigje të aktit të përsëritur, qeveria irakiane paralajmëroi Suedinë se do të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike nëse përdhosja e tillë e librit të shenjtë musliman vazhdon.

Related posts

Operacioni “Guri”, policia konfiskon 12 kilogramë marihuanë e arreston gjashtë persona

Muhamet Ramadani

Hezbollahu kryen sulme me raketa ndaj bazave ushtarake izraelite në Galile

Hevzi

Për dy vjet Kosova humb dy investitorë strategjikë

Muhamet Ramadani