RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mbreti i Bahreinit dhe presidenti izraelit takohen në Manama

mbreti-i-bahreinit-dhe-presidenti-izraelit-takohen-ne-manama

Mbreti i Bahreinit Hamed bin Isa Al-Khalifa priti dje presidentin izraelit Isaac Herzog dhe me këtë rast tha se duhet të vazhdohen përpjekjet për të mbrojtur sigurinë dhe stabilitetin në rajon, raporton Anadolu Agency (AA).

Herzog është presidenti i parë izraelit që bën një vizitë zyrtare në Bahrejn, pas së cilës ai planifikon të vizitojë Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA).

Mbreti i Bahreinit Al-Khalifa priti Herzog-un në Pallatin Al-Kudaybiye në kryeqytetin Manama, njoftoi agjencia e lajmeve e Bahreinit, BNA.

Në takim i pranishëm ishte dhe Princi i Kurorës dhe Kryeministër i Bahrejnit, Salman bin Hamed Al-Khalifa.

Mbreti Al-Khalifa në takim theksoi se vizita e Herzog-ut është e rëndësishme për forcimin e marrëdhënieve dhe mbështetjen e synimeve të përbashkëta në fushën e paqes dhe zhvillimit.

Të dy liderët biseduan për çështje dhe sfida rajonale dhe ndërkombëtare dhe theksuan se duhet bërë më shumë përpjekje për eliminimin e problemeve në rajon, duke ruajtur sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

Mbreti i Bahreinit përsërit qëndrimin e vendit të tij në mbështetje të krijimit të paqes gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme që garanton të drejtat legjitime të popullit palestinez.

Presidenti i Izraelit tha se ky është një moment i rëndësishëm dhe se është krenar që ndodhet në Bahrein.

“Ne shprehim dëshirën tonë për të forcuar marrëdhëniet midis dy vendeve tona”, tha Herzog.

Ai në një postim në Twitter shkroi se ishte emocionuese të dëgjosh himnin kombëtar izraelit pranë mbretit të Bahreinit.

“Duhet të forcojmë marrëdhëniet tona me aleatët dhe të punojmë për zgjerimin e rrethit të paqes duke përfshirë vende të tjera në rajon. Vizita ime tregon angazhimin e Izraelit për marrëdhëniet e sigurisë, ekonomike, të turizmit dhe mjedisit me Bahreinin”, tha Herzog.

Bahreini ishte ndër katër vendet që nënshkroi marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin nën kujdesin e SHBA-së në vitin 2020. Përveç Bahrejnit, në mesin e vendeve që nënshkruan marrëveshjen janë edhe EBA-ja, Maroku dhe Sudani.

Related posts

Gjermania kundërshton deklaratat e ambasadorit amerikan për kufijtë e Izraelit

Irfan Jahiu

Ka qenë kryenegociator i BE-së për Brexit, kush është 73-vjeçari Michel Barnie, do të jetë kryeministri më i vjetër i Francës! A do t’i japë fund ngërçit politik pas zgjedhjeve?

admin

Gjykata e Lartë lë në fuqi masën arrest në burg për ish-presidentin Meta

Muhamet Ramadani