RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mbreti i Jordanisë vlerësoi përpjekjet e Turqisë për t’i dhënë fund luftës në Gaza

mbreti-i-jordanise-vleresoi-perpjekjet-e-turqise-per-t’i-dhene-fund-luftes-ne-gaza

Mbreti Abdullah II i Jordanisë ka deklaruar se vlerëson qëndrimin dhe përpjekjet e vendosura të Turqisë për t’i dhënë fund luftës së vazhdueshme në Rripin e Gazës, e cila është nën sulmet dhe pushtimin izraelit, transmeton Anadolu.

Sipas njoftimit nga Oborri Mbretëror i Jordanisë, Mbreti Abdullah II priti në Pallatin Al-Huseyniye në kryeqytetin Aman ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, i cili zhvilloi një vizitë zyrtare në vend.

Duke theksuar se ai vlerësoi qëndrimin dhe përpjekjet e vendosura të Turqisë për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës, Mbreti Abdullah theksoi “rëndësinë e koordinimit të ngushtë midis dy vendeve dhe përpjekjet e Komitetit të Ministrave të caktuar nga Samiti i Përbashkët Arabo-Islamik për t’u rritur ndërveprimin ndërkombëtar për të ndalur luftën në Gaza”.

Mbreti jordanez theksoi se lufta në Gaza duhet të ndalet menjëherë dhe se civilët duhet të mbrohen dhe ndihma humanitare dhe mjekësore duhet të dërgohet pandërprerë në rajon.

Duke theksuar se forcat izraelite dhe kolonët hebrenj kanë rritur tensionin në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor, Mbreti i Jordanisë tha: “Ajo që po ndodh duhet të ndalet përpara se situata në Bregun Perëndimor të dalë jashtë kontrollit dhe të shkaktojë shpërthimin e situatës në rajon”.

Duke kujtuar se ata refuzojnë përpjekjet për dëbimin e palestinezëve nga Rripi i Gazës dhe Bregu Perëndimor, Mbreti Abdullah theksoi se Jordania kundërshton gjithashtu ndarjen e Rripit të Gazës nga Bregu Perëndimor, të cilët janë elementë gjeografikë të shtetit të ardhshëm të pavarur palestinez.

Mbreti Abdullah bëri thirrje për “domosdoshmërinë e bashkimit të pozicioneve rajonale për të ecur drejt një horizonti të vërtetë politik që do të çojë në një zgjidhje me dy shtete” që garanton krijimin e një shteti të pavarur, sovran palestinez përgjatë kufijve të vitit 1967 me Kudsin Lindor si kryeqytet.

Fidan, i cili sot zhvilloi një vizitë zyrtare në Jordani, para se të pritej nga Mbreti Abdullah u takua edhe me homologun e tij jordanez, Ayman al-Safedi.

Related posts

Rumania dhe Bullgaria pritet të hyjnë në zonën Shengen në mars 2024

admin6

Stoltenberg: Situata në Kosovë demonstron rëndësinë e bashkëpunimit NATO – BE

rezart morina

“Është arritur përparim në negociatat për shkëmbimin e pengjeve midis Izraelit dhe Hamasit”

admin