Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 23 prillit.
Kjo është konfirmuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor përmes një komunikate, përcjell lajmi.net.
Siç ka thënë KQZ, përgjatë gjithë periudhës nuk ka pranuar asnjë aplikim, çka do të thotë se as Lista Serbe nuk ka qenë e interesuar për të aplikuar, gjegjësisht për të marrë pjesë në zgjedhje.
Më poshtë edhe njoftimi i plotë:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është përmbyllur afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq dhe në zgjedhjet e parakohshme për kuvendet komunale: Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill 2023.
Gjatë periudhës 14 ditore të aplikimit (09 mars – 22 mars 2023), KQZ-ja nuk ka pranuar ndonjë aplikim nga ndonjë subjekt politik.
Njoftim shtesë: Nga 9 deri më 13 mars 2023, subjektet politike dhe kandidatët e certifikuar në nëntor dhe dhjetor të vitit 2022, për pjesëmarrje në zgjedhjet e 18 dhe 25 dhjetorit, kanë konfirmuar certifikimin e mëhershëm dhe të njëjtit nuk kanë pasur nevojë të paraqesin aplikim nga fillimi, me përjashtim të udhëzimeve të dhëna nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike