RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Mbytet me thikë një person në Fushë Kosovë

mbytet-me-thike-nje-person-ne-fushe-kosove

Një therje me thikë raportohet të ketë ndodhur sonte në Fushë-Kosovë.

Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Si pasojë e kësaj therje, një person ka pësuar lëndime trupore, të cilave nuk ka arritur t’iu bëjë ballë. Personi që ka humbur jetë në këtë rast është A.H, mashkull 41 vjeç.

“Sot rreth orës 22:00, policia ka marrë informatën për një lëndim të rëndë trupor në rrugën “Pjetër Budi” në Fushë-Kosovë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga një mjet i mprehtë, lëndime të rënda trupore ka pësuar një person A.H, mashkull 41 vjeç, i cili është dërguar për tretman në QKUK, nga ku jemi njoftuar se i lënduari nuk ka arritur t’u përballojë plagëve dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, ka thënë për lajmi.net zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar në ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.

Related posts

Rama nderohet me medaljen më të lartë gjatë vizitës në Emiratet e Bashkuara Arabe

admin

Liqeni i Cyrihut në Zvicër arrin nivelin më të ulët rekord, thatësira pengon tragetet dhe sportet ujore

RTI

Stërvitje ushtarake e përbashkët me SHBA dhe rritje e kontakteve diplomatike me Evropën, Armenia intensifikon përpjekjet për t’u anëtarësuar me Perëndimin

admin