RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mbytja e varkës me 800 emigrantë, autoritetet pakistaneze arrestojnë 10 persona

mbytja-e-varkes-me-800-emigrante,-autoritetet-pakistaneze-arrestojne-10-persona

Autoritetet pakistaneze kanë arrestuar 10 persona të dyshuar për përfshirje në trafikun e qenieve njerëzore.

Ata akuzohen si shkaktarë të mbytjes së 78 refugjatëve dhe zhdukjen e gati 700 të tjerëve mes tyre mbi 100 fëmijë.

Kryeministri i Pakistanit urdhëroi një goditje ndaj të gjithë atyre që janë të përfshirë në krimin e tmerrshëm të trafikimit të qenieve njerëzore dhe u zotua se fajtorët do të “dënoheshin rëndë.

Dymbëdhjetë pakistanezë janë në mesin e të mbijetuarve, tha të shtunën ministria e jashtme e Pakistanit, megjithëse nuk e dinte se sa nga shtetasit e saj ishin në bord.

Emigrantët pakistanezë ishin në bordin e peshkaretës që u përmbys dhe më pas u mbyt brenda 15 minutave jashtë Peloponezit mëngjesin e së mërkurës. Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin dhe Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët, numri i përllogaritur i pasagjerëve në anijen fatkeqe është midis 400 dhe 750.
Të arrestuarit “aktualisht po hetohen për përfshirjen e tyre në lehtësimin e të gjithë procesit. Trazirat politike dhe një ekonomi në prag të kolapsit po shtyjnë dhjetëra mijëra pakistanezë ti trejtohen Europes, legalisht ose ilegalisht edhe pse u kushton jeten.

Të rinjtë, kryesisht nga Punjabi lindor dhe provinca veriperëndimore shpesh udhëtojnë nga Irani, Libia, Turqia dhe Greqia për të hyrë ilegalisht në Evropë.
Çdo vit, mijëra të rinj pakistanezë bëjnë kalimin e rrezikshëm për në Evropë, ku përpiqen të hyjnë ilegalisht në kërkim të një jete më të mirë.

Related posts

Pas vizitës në Kosovë, Lajçak shkon në Serbi

rezart morina

Pelosi largohet nga Tajvani mes zemërimit të Kinës

admin

Votuesit i japin presidentit pushtet pothuajse të pakontrolluar në Tunizi – VIDEO

admin