Në rimorkion e një kamioni të braktisur në shtetin federal meksikan Veracruz janë gjetur 209 emigrantë të paligjshëm, transmeton Anadolu.
Instituti Kombëtar i Migracionit (INM) njoftoi se kishin gjetur një numër të madh emigrantësh në një rimorkio kamioni në autostradën Villahermosa-Coatzacoalcos në qytetin Nuevo Teapa.
Forcat meksikane të sigurisë ndërhynë për të shpëtuar të gjithë emigrantët nga mbytja pas telefonatave se nga kamioni i braktisur dëgjohen ulërima dhe të qara.
Emigrantët e gjetur ishin me origjinë nga Guatemala, El Salvadori, Ekuadori dhe Hondurasi.
Policia hapi rimorkion dhe shpëtoi emigrantët, 23 prej të cilëve u shtruan në spital për shkak të dehidrimit dhe mungesës së oksigjenit, përfshirë disa fëmijë.
Vitin e kaluar, forcat meksikane kapën 2,76 milionë emigrantë që përpiqeshin të kalonin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas autoriteteve meksikane, llogaritet se në Meksikë jetojnë rreth 8,76 milionë emigrantë pa dokumente.
Shumë emigrantë, të cilët prej vitesh kanë ikur nga vendet e Amerikës Qendrore, po përpiqen të kalojnë në SHBA nëpërmjet Guatemalës dhe Meksikës.