RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

MF: Grevistëve do t’u ndalen pagesat për orët që nuk kanë punuar, presim listat

mf:-grevisteve-do-t’u-ndalen-pagesat-per-oret-qe-nuk-kane-punuar,-presim-listat

Grevistët e sektorit publik të cilët qysh nga sot kanë hyrë në grevë të përgjithshme po kërcënohen se nuk do të paguhen për orët e humbura të punës.

Sipas një dokumenti që Ministria e Financave ia ka dërguar grevistëve, thuhet se zyrtarët që i janë bashkuar grevës pezullohen nga detyrimet, si e drejta për pagesë dhe detyrimi i bindjes për të punuar.

“Pra, kjo i bie që edhe nëse për një orë një zyrtar është në grevë, për një orë nuk ka përgjegjësi për të punuar dhe nuk paguhet”, thuhet aty.

Në një komunikim me anëtarin e Këshillit Grevist, Ali Sefaj, ministria ka thënë se këto veprime “nuk do ta pengojnë grevën”, por nga ai ka kërkuar listën e zyrtarëve që marrin pjesë në grevë “me qëllim të pezullimit të detyrimeve që rrjedhin nga kontrata e punës”.

Ushtruesi i detyrës i sekretarit të Financave, Enis Spahiu, përmes telefonit ka konfirmuar për KOHËN se ata as nuk janë njoftuar për grevën me kohë ashtu siç parasheh ligji. Derisa ka thënë se ata do ta zbatojnë nenin 18 të Ligjit për Grevat.

“Neni 18 i ligjit për grevat që të pezullohet kontrata e punës dhe kemi kërkuar një listë të punëtorëve që janë në grevë vetëm edhe për një orë kush ka mbajt grevë do t’u ndalen pagesat”, ka thënë Spahiu. /koha

Related posts

Presidentja Osmani uron besimtarët për Fitër Bajram: Solidariteti ndërnjerëzor, trashëgimia jonë e çmuar

admin

OKB: Pushtimi rus i Ukrainës çoi 70 milionë njerëz në mbarë botën drejt urisë

admin

Marina amerikane kap armë nga Irani të nisura për Jemen

admin