RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mickoski: Me Von der Leyen do të diskutojmë për zgjerimin e BE-së dhe negociatat me Bullgarinë

mickoski:-me-von-der-leyen-do-te-diskutojme-per-zgjerimin-e-be-se-dhe-negociatat-me-bullgarine

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski deklaroi se me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të diskutohet për gjendjen aktuale në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE), transmeton Anadolu.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas një ngjarjeje, Mickoski komentoi, ndër të tjera, edhe vizitën e Von der Leyen, e cila të premten do të qëndrojë në Shkup në kuadër të turneut të saj në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Lidhur me përfshirjen e BE-së në negociatat me Bullgarinë, Mickoski tha se Maqedonia e Veriut është e gatshme të diskutojë për këtë çështje me praninë e përfaqësuesve të Komisionit Evropian dhe BE-së.

Ai theksoi se shteti do të vazhdojë të përmbushë reformat dhe shprehu dyshime për informacionet se Maqedonia e Veriut, së bashku me Kosovën dhe Bosnjë e Hercegovinën, në këtë fazë nuk do të marrë udhërrëfyes për anëtarësimin në BE.

“Fillimisht duhet të shohim nëse është kështu apo jo. Informacionet e mia nuk thonë se është kështu”, deklaroi Mickoski.

Related posts

Gaza, rritet në 27.365 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite

Muhamet Ramadani

A ishte i qëllimtë rrëzimi i helikopterit me të cilën udhëtonte presidenti Ebrahim Raisi? Ja çfarë tregon raporti paraprak i ushtrisë iraniane

admin

Trump i kërkon homologut izraelit falje për Netanyahun i cili gjykohet për korrupsion

Muhamet Ramadani