RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Migrantë të pastrehë në Paris kalojnë natën para bashkisë, kërkojnë strehim

migrante-te-pastrehe-ne-paris-kalojne-naten-para-bashkise,-kerkojne-strehim

Mbi 100 migrantë në Paris kaluan një natë para bashkisë, duke kërkuar strehim, tha një organizatë joqeveritare, transmeton Anadolu.

Organizata “Utopia56” në Twitter shkroi se 114 migrantë, përfshirë foshnja, e kaluan natën dhe një pjesë të së mërkurës para bashkisë.

“Ata kërkuan të drejtën e tyre për akomodim, gjë që u mohua nga prefektura”, shtoi OJQ-ja.

“Në orën 15:00, pas natës dhe një pjesë të ditës së sotme jashtë, familjet u drejtuan nga bashkia e Parisit në qendrat ditore, në pritje të zgjidhjeve nga prefektura”, njoftohet më tej.

Organizata shpërndau gjithashtu video të ndërhyrjes së policisë në një postim të mëparshëm të martën në mbrëmje dhe bëri thirrje për zgjidhje të qëndrueshme.

Related posts

Zelensky: Raketat penguese evropiane nuk mund të lihen në depo

Muhamet Ramadani

Zyrtari i lartë i NATO-s në Prishtinë, Ulutas e njofton me aktivitetet e KFOR-it dhe për përkrahjen për Dialogun

Muhamet Ramadani

OPEC+ vendos të ulë prodhimin e naftës me 2 milion fuçi në ditë duke filluar nga nëntori

admin