Ministrat e Jashtëm të vendeve të NATO-s u mblodhën për të diskutuar çështjet e tilla si vazhdimi i mbështetjes për Ukrainën që lufton me Rusinë, situatën në Azi-Paqësor dhe shpenzimet për mbrojtjen, transmeton Anadolu.
Në ditën e dytë të Takimit të Ministrave të Jashtëm të NATO-s i cili mbahet në selinë e Aleancës në Bruksel, merr pjesë si vend i ftuar edhe Suedia.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i cili foli në hapjen e takimit të Këshillit të Atlantikut të Veriut, tha se Rusia po përgatitet për më shumë luftë dhe se Ukrainës duhet t’i jepet çdo gjë që ka nevojë në fushën e betejës.
Ai theksoi se NATO do të vazhdojë të mbështesë partnerët e tjerë, Moldavinë, Gjeorgjinë dhe Bosnjë e Hercegovinën kundër presionit të Rusisë.
Ministrat e Jashtëm të NATO-s do të takohen sot me ministrat e Jashtëm të Australisë, Zelandës së Re, Japonisë dhe Koresë së Jugut për të diskutuar mbi situatën në Azi Paqësor.