Ministri i Jashtëm dhe i Emigrantëve, Asaad Hassan al-Shaibani, ka mbërritur të dielën në kryeqytetin libian, Tripoli , për bisedime me zyrtarët libianë dhe për hapjen zyrtare të Ambasadës Siriane, raporton agjencia siriane e lajmeve Sana.
Al-Shaibani u prit nga Taher al-Baour, i cili është i ngarkuar me mbikëqyrjen e punëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Libisë.
Vizita përfshin bisedime me autoritetet libiane dhe inaugurimin zyrtar të misionit diplomatik sirian në Tripoli.

