RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri i Jashtëm rus do të vizitojë Kinën mes tensioneve SHBA-Iran

ministri-i-jashtem-rus-do-te-vizitoje-kinen-mes-tensioneve-shba-iran

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, do të mbërrijë në Kinë për një vizitë zyrtare të martën, mes tensioneve të larta midis SHBA-së dhe Iranit pas dështimit të bisedimeve në Islamabad të mbajtura gjatë fundjavës, tha të hënën Ministria e Jashtme kineze, transmeton Anadolu.

“Me ftesë të Anëtarit të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së (Partisë Komuniste të Kinës) dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Wang Yi, ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kinë nga 14 deri më 15 prill”, tha ministria.

Washingtoni dhe Teherani nuk arritën një marrëveshje gjatë bisedimeve maratonë në kryeqytetin e Pakistanit të shtunën dhe të dielën.

Trump më vonë njoftoi një bllokadë detare të Ngushticës së Hormuzit që do të hyjë në fuqi nga ora 14:00 të hënën.

Related posts

Vuçeviq: Njësia speciale e ushtrisë serbe do të rritet nga 1.500 në 5.000

admin

Në Ohër u mbajt konferenca e ministrave të kulturës të Evropës Juglindore

Muhamet Ramadani

Sulmi i planifikuar gjatë koncertit të këngëtares Taylor Swift, CIA: Synonin të vrisnin një numër shumë të madh personash

admin