RTV AHIRETI
Lajme

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës priti në takim atasheun e mbrojtjes së Türkiye-s

ministri-i-mbrojtjes-se-kosoves-priti-ne-takim-atasheun-e-mbrojtjes-se-turkiye-s

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci ka pritur në takim atasheun e mbrojtjes të Republikës së Türkiye-s, kolonel Çağdaş Akif Kahraman, transmeton Anadolu.

Siç njofton Ministria e Mbrojtjes, koloneli Kahraman e ka uruar ministrin Maqedonci në detyrën e tij të re të cilën e mori gjatë kësaj jave.

“Ministri Maqedonci theksoi se Türkiye është njëri ndër shtetet aleate të Republikës së Kosovës dhe e siguroi se ky bashkëpunim i shkëlqyer do të vazhdojë për të përmbushur planin bilateral dhe synimin e Ministrisë së Mbrojtjes në avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Më tej u bë e ditur se Kosova dhe Türkiye do të vazhdojnë edhe partneritetin ndërmjet dy shteteve.

Related posts

Escobar të martën në Tiranë

rezart morina

“Shtet europian”, Komiteti për Çështje Ligjore pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës, Knaus: Nesër votimi historik

admin

Bie një person nga një repart i spitalit në QKUK

admin