RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri iranian: ShBA-ja blen ujë të rëndë të Iranit nëpërmjet palëve të treta

ministri-iranian:-shba-ja-blen-uje-te-rende-te-iranit-nepermjet-paleve-te-treta

Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian, tha se pavarësisht vendosjes së sanksioneve, ShBA-ja nëpërmjet palëve të treta blen ujë të rëndë të prodhimit iranian, i cili përdoret në reaktorët bërthamorë, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë gjysmëzyrtare të lajmeve Tasnim, duke folur në një ngjarje në kryeqytetin Teheran, Abdollahian tha se pavarësisht sanksioneve të ShBA-së, fushat më të zhvilluara të vendit janë sektorët e raketave dhe energjisë bërthamore.

“ShBA-ja blen ujin e rëndë të Iranit nëpërmjet një ndërmjetësi. Një zyrtar perëndimor më tha se uji i rëndë me cilësi më të mirë të prodhuar në mbarë botën është ai i Iranit”, tha ai.

Nga ana tjetër, Abdollahian deklaroi se nuk është bërë asnjë përparim në ringjalljen e marrëveshjes bërthamore, e cila u shfuqizua pas tërheqjes së njëanshme të ShBA-ve në vitin 2018.

Uji i rëndë, një formë uji që përmban hidrogjen të rëndë, përshkruhet si materiali i dytë më i kërkuar bërthamor pas uraniumit dhe Irani është një nga vendet e pakta që e prodhon atë me pastërti të lartë. ​

Related posts

FFK reagon pas pankartës nga tifozët grekë ku mbështetën grupin e terroristëve të vrarë në Banjskë

rezart morina

Kolegu i policit të vrarë: Në natën kritike ishim bashkë, më dha një detyrë që më ndau prej tij

rezart morina

Shkon në 600 euro paga mesatare në Maqedoninë e Veriut

rezart morina