RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri izraelit Ben-Gvir anulon udhëtimin në SHBA për shkak të vështirësive me vizën

ministri-izraelit-ben-gvir-anulon-udhetimin-ne-shba-per-shkak-te-veshtiresive-me-vizen

Ministri i Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Itamar Ben-Gvir ka anuluar një udhëtim të planifikuar familjar në SHBA, mes vështirësive në marrjen e vizës, transmeton Anadolu.

Ambasada e SHBA-së i ka thënë Ben-Gvir-it se ai duhet të paraqitet personalisht për të dhënë shenjat biometrike të gishtërinjve si pjesë e procesit të vizave, raportoi sot e përditshmja izraelite “Haaretz”.

Kërkesa u interpretua në raportet e mediave izraelite si një shenjë ngurrimi për t’i dhënë atij vizën.

Ben-Gvir ka qenë shpesh në kryetitujt e mediave për veprimet e tij provokuese, të cilat kanë nxitur kritika të gjera dhe dënim ndërkombëtar.

Related posts

Kosovë, 50 euro gjobë për këmbësorët që kalojnë rrugën me telefon në dorë ose kufje në vesh

admin

“Kundër shtypjes së Beogradit”, komuniteti shqiptar në Bujanoc nesër protestë ndaj qeverisë serbe

admin

Shqipëri, mbahet sërish protestë antiqeveritare

RTI