RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri izraelit i Mbrojtjes sinjalizon mundësinë “për marrëveshje për lirimin e pengjeve”

ministri-izraelit-i-mbrojtjes-sinjalizon-mundesine-“per-marreveshje-per-lirimin-e-pengjeve”

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Galant theksoi se “mund të bëjnë marrëveshje” për lirimin e pengjeve izraelite në duart e Hamasit, transmeton Anadolu.

Sipas gazetës Yedioth Ahronoth, Galant ka zhvilluar një takim me familjet e pengjeve.

“Në këtë luftë struktura policore interesohet vetëm me dy gjëra : Disfata e Hamasit dhe rikthimi i pengjeve” tha Galant, i cili shprehu se pavarësisht çdo gjëje janë të vendosur për të shpëtuar pengjet dhe se kjo mund të bëhet me marrëveshje ose përmes operacionit.

Duke vënë në dukje se e njeh Hamasin prej shumë kohësh dhe se e di që me atë mund të luftohet vetëm duke krijuar presion ushtarak mbi të, Galant theksoi: “Nuk kemi ndonjë kalendar për luftën. Do të vazhdojmë deri kur të lirohen pengjet”.

Me këtë, Galant ka folur për herë të parë për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve të mbajtur nga Hamasi.

– Pengjet izraelite që ndodhen në Rripin e Gazës nën bllokadë

Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Izzeddin Kassam, në mëngjesin e 7 tetorit me arsyen e “kundërpërgjigjes ndaj pushtimit dhe shkeljeve” të Izraelit zhvilluan një sulm gjithëpërfshirës duke marrë peng edhe shumë izraelitë të cilët i dërguan në Gaza.

Ushtria izraelite ka njoftuar se në Rripin e Gazës në të cilën vazhdojnë sulmet e saj intensive janë rreth 240 pengje izraelite.

Qeveria e Tel Avivit ka kundërshtuar kategorikisht propozimin për armëpushim humanitar me Hamasin dhe lirimin në mënyrë reciproke për të gjithë pengjet dhe të burgosurit, gjë e cila është diskutuar shumë në Izrael. Qeveria izraelite ka refuzuar edhe thirrjen për armëpushim në Gaza në të cilën mbahen pengjet izraelite.

Po ashtu qeveria izraelite, e cila ka njoftuar se mund të pranojë një pauzë humanitare për konfliktet me kushtin për lirimin e të gjithë pengjeve izraelite, vazhdon bombardimet e saj intensive drejt Rripit të Gazës.

Brigada Kassam ka njoftuar se në bombardimet intensive të ushtrisë izraelite janë vrarë rreth 60 pengje që ato i mbanin.

Grupe të ndryshme, kryesisht disa të afërm të pengjeve izraelite, mbështesin propozimin që të dyja palët të lirojnë në mënyrë reciproke të gjithë pengjet dhe të burgosurit.

Related posts

Mbi 700 palestinezë u vranë gjatë natës në Gaza – VIDEO

admin

BE: Zgjedhjet në veri nuk janë zgjidhje politike afatgjatë

admin

Ushtari izraelit tallet me studentët palestinezë pranë universitetit të bombarduar në Gaza

admin