Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Turqisë, Yaşar Güler ka uruar ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci për emërimin e tij në detyrën e re.
Sipas njoftimit, në letrën e ministrit Yasar thuhet se zgjedhja e ministrit Maqedonci në këtë post të rëndësishëm është shenjë e besimit në eksperiencën, njohuritë si dhe aftësitë profesionale e ushëheqëse të Ejup Maqedoncit.
“Ndërsa shpreh bindjen se bashkëpunimi bazuar në miqësinë e ndërsjelltë dhe mirëkuptimin ndërmjet dy Ministrive dhe Forcave të Armatosura do të thellohet më tutje me kontributin e Ministrit Maqedonci si udhëheqës i këtij institucioni.Në fund Ministri Yasar u uron shëndet, suksese dhe mirëqenie të gjithë anëtarëve të shquar të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.