Pesëmbëdhjetë palestinezë janë vrarë ndërsa avionët izraelitë vazhduan të godasin Rripin e rrethuar të Gazës për të dytën ditë, tha të shtunën Ministria e Shëndetësisë në Gaza.
Një valë e sulmeve ajrore izraelite në enklavën bregdetare ka lënë të vdekur 15 persona, duke përfshirë një vajzë 5-vjeçare, një grua 23-vjeçare dhe një komandant të një grupi të armatosur palestinez.
Njëqind e njëzet e pesë palestinezë janë plagosur, shtoi ministria në një deklaratë.
Luftimet, të cilat filluan të premten me vrasjen nga Izraeli të një komandanti të lartë të Xhihadit Islamik Palestinez, po i afrojnë palët më pranë një lufte gjithëpërfshirëse. /mesazhi
Go back to sleep. This is #Gaza not #Ukraine pic.twitter.com/SpIOuA8tFb
— Samar D Jarrah (@SamarDJarrah) August 6, 2022