RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministrja palestineze: Çdo person që strehohet në qytetin Rafah pret momentin që do të vritet

ministrja-palestineze:-cdo-person-qe-strehohet-ne-qytetin-rafah-pret-momentin-qe-do-te-vritet

Ministrja palestineze e Çështjeve të Grave, Amal Hamad tha se “Çdo person që strehohet në qytetin Rafah jeton me mendimin se kur do të jetë radha e tij për të vdekur, pra, ata janë duke pritur për momentin kur do të vriten”.

Hamad iu përgjigj pyetjeve të Anadolu-s në godinën e Kombeve të Bashkuara (OKB) në New York për sulmet izraelite, pritshmëritë e popullit palestinez nga komuniteti ndërkombëtar dhe situatën e përgjithshme në Gaza.

Ajo tërhoqi vëmendjen se situata në Rripin e Gazës është fatkeqësi e paprecedentë. “Deri më tani kemi mbi 110 mijë të dëmtuar në Rripin e Gazës, përfshirë dëshmorë dhe të plagosur. 73 për qind e tyre janë gra dhe fëmijë”, u shpreh ajo.

Hamad rikujtoi se nga 7 tetori i 2023 e deri më tani janë vrarë 14 mijë fëmijë dhe 9 mijë gra, duke theksuar se gratë në Gaza aktualisht jetojnë në tenda pa ujë, energji elektrike dhe ushqim, dhe se nuk ka arsim, shërbime shëndetësore apo mundësi për të mbrojtur familjen.

Ministrja palestineze thekson se iftaret familjare, ato në shtëpi dhe kolektive me të cilat është mësuar populli palestinez nuk mund të organizohen gjatë Ramazanit dhe se rrjetet familjare janë shkatërruar si rezultat i shkatërrimit dhe masakrave të Izraelit në Gaza.

“Një fëmijë, nënë, bashkëshort apo e gjithë familja vritet nga bombardimet e avionëve luftarakë izraelitë. Prandaj, gjendja aktuale e palestinezëve është si një fatkeqësi e shkaktuar nga tërmeti”, u shpreh ajo.

– “Dendësia e popullsisë në rajonin e qytetit Rafah është mbi normale”

Mes tjerash, Hamad tërhoqi vëmendjen në seriozitetin e situatës në qytetin Rafah, në jug të Rripit të Gazës, afër kufirit me Egjiptin, duke shtuar se sipërfaqja e qytetit Rafah korrespondon me 20 për qind të Rripit të Gazës.

Ajo tha se 60 deri 70 për qind e banorëve të Rripit të Gazës janë strehuar në Rafah.

“Dendësia e popullsisë në rajonin e qytetit Rafah është mbi normale. Njerëzit atje jetojnë në çadra, nuk ka ujë, nuk ka ushqim dhe kushtet e jetesës janë shumë të këqija. Njerëzit në Rafah janë në frikë dhe ankth të paparë”, theksoi Hamad duke shtuar:

“Çdo person që strehohet në qytetin Rafah jeton me mendimin se kur do të jetë radha e tij për të vdekur, pra, ata janë duke pritur për momentin kur do të vriten”.

Duke folur për pritjet e popullit palestinez nga komuniteti ndërkombëtar, Hamad tha: “Ne, nga komuniteti ndërkombëtar kërkojmë të përmbushë përgjegjësinë e tij për të shpëtuar çdo palestinez në Gaza dhe veçanërisht në qytetin Rafah, nga vrasja dhe frika në të cilën ata jetojnë. Në fakt, dendësia e popullsisë në qytetin Rafah nuk gjendet askund tjetër në rruzullin tokësor”.

Hamad tha se kërkojnë nga të gjitha vendet dhe OKB-ja që të bëjnë presion mbi Izraelin pushtues për të ndaluar sulmet në Gaza dhe për të siguruar armëpushim.

Ajo veçanërisht falënderoi popullin turk. “Ata vërtet mbështesin popullin dhe kauzën palestineze. Türkiye mbështet kauzën palestineze dhe popullin e saj kudoqoftë në OKB, duke marrë përsipër trajtimin e të plagosurve në Gaza apo në arenën ndërkombëtare”, tha Hamad.

Ministrja palestineze tha se shpresojnë se Türkiye do të luajë rol më të madh në sigurimin e një armëpushimi të menjëhershëm në Gaza dhe shtoi se Türkiye ka ndikim të fortë në Bashkimin Evropian (BE) dhe vendet islame si dhe në OKB për zgjidhjen e çështjes palestineze.

“Ne duam të krijojmë shtetin tonë të pavarur palestinez, me Kudsin Lindor si kryeqytet”, theksoi Hamad.

Related posts

QUINT-i ishte në dijeni se Kosova do t’i vendoste Serbisë reciprocitet për letërnjoftim

admin

Plani me 10 pika i Von der Leyen për të frenuar emigrantët në Lampeduza

rezart morina

Haxhitë tanë vizitojnë vendet historike të Medines

admin