RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

KE: Në Gaza ka nevojë të hynë të paktën 500 kamionë në ditë me ndihma humanitare

ke:-ne-gaza-ka-nevoje-te-hyne-te-pakten-500-kamione-ne-dite-me-ndihma-humanitare

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen tha se përpjekja për të dërguar ndihmë humanitare nga ishulli i Qipros në Gaza nuk është alternativë ndaj qasjes humanitare përmes rrugëve tokësore dhe se në rajon është e nevojshme hyrja e të paktën 500 kamionëve në ditë ose të ndihmës ekuivalente, transmeton Anadolu.

Nga llogaria e saj X, Von der Leyen bëri një deklaratë lidhur me përpjekjet për dërgimin e ndihmës humanitare në Gaza nga ishulli i Qipros.

“Korridori duhet të jetë pjesë e përpjekjes së vazhdueshme për të rritur rrjedhën e ndihmës në Gaza nga të gjitha destinacionet, përfshirë edhe rrugët e zgjeruara tokësore. Aktualisht ka nevojë për hyrjen e të paktën 500 kamionëve në ditë ose të ndihmës ekuivalente”, deklaroi presidentja e KE-së, Von der Leyen.

Dje, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, sekretari i Jashtëm britanik David Cameron, ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, ministri i Shtetit të Katarit, Mohammed bin Abdulaziz Al-Khulaifi, koordinatorja e Lartë e OKB-së për Ndihmën Humanitare dhe Rindërtimin në Gaza, Sigrid Kaag, Komisari i BE-së për Menaxhimin e Krizave dhe Ndihmën Humanitare, Janez Lenarcic dhe ministri i Punëve të Jashtme të Administratës Greke Qipriote, Konstantinos Kombos zhvilluan takim të përbashkët nëpërmjet video-konferencës.

Në deklaratën e përbashkët të miratuar pas takimit, u theksua rëndësia e hyrjes së ndihmës nga toka.

Related posts

Sot protestohet për bojkotim të produkteve serbe

admin

Gjermania refuzon të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë

rezart morina

Akuzohen se i kanë dhënë Pekinit informata të fshehta, Gjermania dhe Britani arrestojnë disa të dyshuar si spiunë të Kinës

admin